Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form
Posted on January 26, 2026 By admin No Comments on
Post Views: 140

Një sulm i armatosur në një fushë futbolli ka shkaktuar të paktën 11 viktima dhe 12 të plagosur të dielën në shtetin qendror meksikan Guanajuato, një nga zonat më të dhunshme të vendit, i goditur rëndë nga aktiviteti i grupeve të krimit të organizuar.

Sipas autoriteteve lokale, sulmi ka ndodhur në qytetin Salamanca. “Është konfirmuar vdekja e 11 personave, 10 prej të cilëve humbën jetën në vendngjarje,

ndërsa një tjetër ndërroi jetë gjatë trajtimit mjekësor në spital,” njoftuan autoritetet, duke shtuar se “12 persona të tjerë janë plagosur nga armë zjarri dhe ndodhen nën kujdes mjekësor”.

Ngjarja vjen vetëm një ditë pasi, të shtunën në mbrëmje, në të njëjtin qytet u gjetën katër thasë që përmbanin mbetje njerëzore, duke rritur më tej shqetësimin për përshkallëzimin e dhunës në zonë.

News

Post navigation

Previous Post: Kamioni bie në humnerë në Gramsh
Next Post: Ngjarje e rende ne nje fushe futbolli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme