Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form
Posted on January 26, 2026 By admin No Comments on
Post Views: 334

Mbi 3,600 fluturime në SHBA u anuluan dhe 714 u vonuan deri në mëngjesin e sotëm, sipas faqes së internetit të ndjekjes së fluturimeve FlightAware, pas më shumë se 11,000 anulimeve të raportuara dje.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se numri i anulimeve dhe vonesave pritet të rritet gjatë ditës së sotme, pasi moti i keq me stuhi bore e akulli ka ‘mbërthyer’ vendin.

Ndërprerja më e madhe e fluturimeve këtë mëngjes i përkiste kompanisë American Airlines, me gati 570 fluturime të anuluara dhe rreth 57 të vonuara, e ndjekur nga Republic Airways, JetBlue Airways dhe Delta Air Lines.

Stuhia ka penguar gjithashtu lëvizjen rrugore në shumë qytete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave paralajmëroi se kushtet për drejtimin e automjeteve mund të bëhen të rrezikshme në orët në vijim, me stuhinë e dëborës e akullit që ka ‘paraziluar’ qytete të tëra.

News

Post navigation

Previous Post: E rëndë në Big Brother VIP, produksionin fsheh urgjentisht pamjet e sfidës së rrezikshme
Next Post: Stuhia ‘paralizon’ lëvizjen, anulohen pafund fluturime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme