Skip to content

News

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form
Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.
Posted on January 27, 2026 By admin No Comments on
Post Views: 556
Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

Cikloni i fuqishëm ka goditur zonat jugore të Italisë, por sipas MeteoAlb, Shqipëria mbetet jashtë zonës së ndikimit të tij.

Nga një lidhje e drejtpërdrejtë me studion e Ora News, sinoptikania e MeteoAlb, Lajda Porja, ka dhënë detaje mbi situatën e motit në vend dhe efektet e ciklonit që ka goditur Italinë.

“Fatmirësisht për territorin shqiptar, i cili ndodhet krejtësisht në periferi, reshjet kanë qenë me intensitet të ulët dhe mesatar. Vendi ynë nuk preket nga ky ciklon,” tha Porja.

KUJDES TË MËRKURËN!

Pas shqetësimeve për ndikimin e mundshëm të ciklonit ‘Leoni 2’ në Ballkan, meteorologia Lajda Porja sqaron se territori shqiptar është prekur vetëm në periferi.

“Intensiteti i reshjeve do të ulet gjatë ditës së martë, por pritet një përkeqësim i përkohshëm ditën e mërkurë”, tha sinoptikania.

Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

Sipas Porjas, problemi kryesor nuk do të jenë përmbytjet masive, por era e fortë.

“Ditën e mërkurë, sidomos në zonat bregdetare dhe qarkun e Vlorës, shpejtësia e erës mund të kalojë 80 km/h, duke shkaktuar probleme në trafikun detar dhe duke kërkuar kujdes të shtuar nga qytetarët pranë pemëve të vjetra apo objekteve të pasigurta. Nga e enjtja pritet sërish ulje e intensitetit të erës”, bëri me dije Porja.

A RREZIKOJMË PËRMBYTJE TË TJERA?

Muaji Janar po mbyllet si një muaj i lagësht, ku në shumë zona të Shqipërisë janë tejkaluar kuotat mujore të reshjeve me 40 deri në 60 mm mbi normën.

Lajda Porja parashikon që edhe muaji Shkurt do të nisë me të njëjtën paqëndrueshmëri, duke alternuar reshjet me kthjellime, pa ndonjë shkëputje të theksuar me ditë të gjata me diell.

Lidhur me rrezikun e përmbytjeve, meteorologia qetëson qytetarët duke thënë se nuk priten situata alarmante, si ato në Itali apo përmbytje masive të lumenjve të mëdhenj.

“Mund të ketë vetëm probleme lokale në lagje të caktuara urbane për shkak të kanalizimeve ose reshjeve intensive afatshkurtra, por rreziku madhor mbetet era e fortë dhe jo vërshimi i ujërave” u shpreh Porja.

PORJA KËSHILLON

Edhe pse termometri pritet të shënojë vlera relativisht të larta për stinën, duke arritur deri në 15-16 gradë Celsius, qytetarët do të ndjejnë të ftohtë.

Sinoptikania Lajda Porja shpjegoi se kjo vjen për shkak të lagështirës së lartë në ajër dhe mungesës së rrezeve të diellit, duke krijuar atë që njihet si “i ftohtë i hidhur”.

Për sa i përket dëborës, ajo mbetet e izoluar në lartësitë mbi 900 metra dhe nuk pritet të zbresë në qytete.

Për ata që planifikojnë të udhëtojnë në zonat malore gjatë fundjavës, këshillohet kujdes i shtuar ndaj ngricave, pasi temperaturat në ato zona do të jenë rreth vlerave negative, duke e mbajtur dëborën të pashkrirë.

News

Post navigation

Previous Post: Alarm i kuq ne vendin me mijëra shqiptarë, mbi 1 mijë persona braktisin shtëpitë me urgjencë! (FOTO)
Next Post: A do të vijë në Shqipëri cikloni që goditi fqinjët?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • 67-year-old woman di:ed while washing dishes, doctor war:ns: 3 taboos when the elderly do housework
  • I Used My Daughter’s Inheritance — and Nearly Lost Her Trust
  • If when you make l0ve, your partner DOESN’T KlSS YOU it’s because…
  • A young nurse was caring for a man in a coma, but one day, when she removed the blanket, she was completely stunned by what she discovered.
  • They gave him the blind daughter as a joke, but he gave her his last name and a home…

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 News .

Powered by PressBook WordPress theme