Skip to content

News

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form
Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.
Posted on January 27, 2026 By admin No Comments on
Post Views: 2,515
Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

Gjykata Kushtetuese nuk do të japë sot vendimin në lidhje me zëvëndëskryeministren Belinda Balluku. Burime për mediat kanë bërë me dije se Kushtetuesja ka kërkuar më shumë kohë për të marrë vendimin.

Megjithatë nuk ka ende një njoftim zyrtar nga Gjykata.

Kujtojmë se më 22 janar, u mbajt seanca për shqyrtimin e kërkesës së kryeministrit Edi Rama dhe Këshillit të Ministrave.

Seanca nisi në orën 10:00 dhe përfundoi pas disa orësh. Këshilli i Ministrave argumentoi se është palë e legjitimuar në këtë çështje, pasi pezullimi i ministres ka ndikuar drejtpërdrejt në funksionimin e qeverisë dhe në vendimmarrjen për sektorët e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Drejtori juridik i Kryeministrisë, Erald Jonuzaj, nënvizoi se ligji nuk lejon delegimin e përkohshëm të kompetencave të një ministri dhe se pezullimi ka bllokuar punën e Këshillit të Ministrave në fushat përkatëse.

Nga ana tjetër, prokurori i SPAK, Dritan Prençi, deklaroi se kërkesa e kryeministrit nuk ka legjitimitet procedural dhe nuk plotëson kriteret kushtetuese, duke theksuar se nuk ekziston një konflikt konkret midis pushteteve dhe pretendimet bazohen vetëm në interpretime ligjore.

Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

Seanca u zhvillua pa praninë e Ballukut, e cila nuk është palë në këtë proces, ndërsa GJKKO nuk dërgoi përfaqësues. Përfaqësues të Presidencës dhe Kuvendit morën pjesë si palë të interesuara.

Siç është njoftuar zyrtarisht, Prokuroria e Posaçme e akuzon Belinda Balluku për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë në tendera”, në dy raste; për Tunelin e Llogarasë dhe për tre Lote të ndërtimit të Unazës së Madhe në Tiranë.

Në këto kushte, SPAK i ishte drejtuar Gjykatës së Posaçme me kërkesën për pezullimin e saj, kërkesë të cilën Këshilli i Ministrave nuk e pranoi dhe e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese, duke deklaruar se ishte cënuar puna e Qeverisë.

Belinda Balluku është numri dy i qeverisë shqiptare dhe në mungesë të kryeministrit, ajo ka atributet kryesore të drejtimit të vendit. Përveç propozimeve për ndryshime në kabinet të cilat janë detyrë ekskluzive e kryeministrit, zëvendësi ushtron të gjitha të tjerat.

News

Post navigation

Previous Post: Kush do të bëjë një PROPOZIM dashurie? Çfarë do të ndodhë në “Big Brother VIP 5”?(VIDEO)
Next Post: I fundit, Gjykata Kushtetuese merr vendimin per Ballukun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • 67-year-old woman di:ed while washing dishes, doctor war:ns: 3 taboos when the elderly do housework
  • I Used My Daughter’s Inheritance — and Nearly Lost Her Trust
  • If when you make l0ve, your partner DOESN’T KlSS YOU it’s because…
  • A young nurse was caring for a man in a coma, but one day, when she removed the blanket, she was completely stunned by what she discovered.
  • They gave him the blind daughter as a joke, but he gave her his last name and a home…

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 News .

Powered by PressBook WordPress theme