Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form
Posted on January 28, 2026 By admin No Comments on
Post Views: 263

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se, bazuar në informacionet e Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO) dhe Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme priten reshje shiu në disa qarqe të vendit.

Sipas parashikimeve, reshjet do të jenë lokalisht intensive dhe të shoqëruara me shtrëngata.

Në këtë kuadër, Ministria u ka bërë thirrje strukturave të Mbrojtjes Civile dhe institucioneve përgjegjëse në nivel vendor dhe qendror të rrisin vëmendjen dhe gatishmërinë për marrjen e masave parandaluese.

Bashkitë në zonat me risk më të lartë janë kërkuar të forcojnë gatishmërinë operacionale dhe të monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme situatën në terren.

Ndërkohë, prefekturat duhet të përcjellin informacionin pranë bashkive dhe të raportojnë në kohë çdo problematikë pranë Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin njoftimet zyrtare në vijim.

News

Post navigation

Previous Post: E FUNDIT/ SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Kuvendi papritur merr vendimin që…
Next Post: Parashikimi për reshje intensive, jepet PARALAJMËRIMI i fortë/ Ministria e Mbrojtjes kërkon të merren masat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme