Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form
Posted on January 28, 2026 By admin No Comments on
Post Views: 462

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka dalë me një njoftim ku paralajmëron qytetarët se nga dita e nesërme priten reshje të forta shiu në disa qarqe, shoqëruar edhe me shtrëngata.

AKMC kërkon rritjen e vëmendjes dhe gatishmërisë nga strukturat e Mbrojtjes Civile dhe institucionet përgjegjëse në nivel vendor dhe qendror, për marrjen e masave parandaluese.

Bashkitë në zonat me risk më të lartë duhet të forcojnë gatishmërinë operacionale dhe të ndjekin në mënyrë të vazhdueshme situatën në terren.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për vëmendje të shtuar

Bazuar në informacionet e #IGJEO dhe #SHMU, gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme priten reshje në disa qarqe të vendit, lokalisht intensive dhe të shoqëruara me shtrëngata.

Kërkohet rritje e vëmendjes dhe gatishmërisë nga strukturat e Mbrojtjes Civile dhe institucionet përgjegjëse në nivel vendor dhe qendror, për marrjen e masave parandaluese.

Bashkitë në zonat me risk më të lartë të forcojnë gatishmërinë operacionale dhe të ndjekin në mënyrë të vazhdueshme situatën në terren.

Prefekturat të përcjellin informacionin pranë bashkive dhe të raportojnë në kohë çdo situatë pranë Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile.

News

Post navigation

Previous Post: Aksident TR0NDITES në vend! Mjeti bie nga ura e Shpatharit, tre të rinj që ndodheshin në makinë…
Next Post: Nesër Shqipëria pushtohet nga reshje të forta shiu, ja zonat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme