Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Contact Us
  • Toggle search form
Posted on January 30, 2026 By admin No Comments on

E donte jetën dhe sapo kishte nisur rrugëtimin e saj profesional në Spitalin Rajonal të Korçës.

Shfaqej gjithmonë e qeshur dhe plot energji, por fati mizor i ndërpreu ëndrrat shumë herët, duke lënë pas dhimbje të thellë për familjen, të afërmit, miqtë dhe kolegët.

Pas një beteje të gjatë me sëmundjen, infermierja 27-vjeçare Laura Avdolli ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Ajo vuante prej më shumë se një viti nga karcinoma hepatike me metastaza pulmonare.Laura ishte një nga studentet më të mira të infermierisë dhe një profesioniste e përkushtuar, e cila sapo kishte nisur karrierën e saj në shërbim të pacientëve.

Rreth një vit më parë, ajo iu drejtua publikut shqiptar për ndihmë, duke prekur zemrat e mijëra qytetarëve që u solidarizuan për mbledhjen e fondeve për trajtimin e saj.

Megjithëse u sigurua një shumë e konsiderueshme dhe u bë gjithçka e mundur për kurimin e saj,

sëmundja e rëndë rezultoi më e fortë. Sot, Laura mbylli sytë përgjithmonë,

duke lënë pas një histori dhimbjeje, por edhe një shembull force, dinjiteti dhe shprese.

Lajmi i ndarjes së saj nga jeta ka tronditur Korçën dhe më gjerë,

ndërsa kolegë dhe qytetarë shprehin ngushëllimet për familjen dhe nderojnë kujtimin e saj.

Views: 0
News

Post navigation

Previous Post: Berisha paralajmëron protestën më të madhe ndonjëherë në Tiranë
Next Post: E dhimbshme! Në lule të rinisë, plot ëndrra dhe shpresa, mbyll sytë infermierja e palodhur!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme