Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form
Posted on January 30, 2026 By admin No Comments on

Një aksident tragjik i mori jetën dy të rinjve shqiptarë një ditë më parë në Itali, ndërsa një tjetër që ndodhej në makinë me ta mbeti i plagosur rëndë.
Blendi Syla aksidenti itali

Mësohet se viktimë e aksidentit me makinë mbetën dy të rinjtë e identifikuar si Blendi Syla, 20 vjeç dhe Robert Daçi, ndërsa emri i të plagosurit nuk është bërë ende publik.

Robert Daçi

Sipas mediave italiane, automjeti me të cilin udhëtonin të rinjtë shqiptarë, një Jeep Avenger, u përplas me një kamion.

Në mjetin e rëndë ndodheshin dy persona, një burrë dhe një grua, të cilët kanë mbetur të lënduar, ndërsa dy djemtë shqiptarë u nxorën pa shenja jete nga brenda automjetit.

Blendi Syla

Të afërm të njërit prej viktimave, Blendi Sylës, kanë reaguar në rrjetet sociale lidhur me vdekjen e tij.

“Me dhimbje të thellë njoftoj ndarjen e parakohshme nga jeta të nipit tim Blendi Syla 20 vjeç, i cili humbi jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti në Itali.

Familja Çekaj informon se, për momentin, data dhe ora e ceremonisë së varrimit nuk janë përcaktuar, pasi pritet kthimi i trupit në Shqipëri. Sapo të kemi informacion të konfirmuar, do t’ju njoftojmë në vijim.

Falënderojmë të gjithë të afërmit, miqtë dhe dashamirësit për ngushëllimet dhe mbështetjen në këto momente të vështira. I paharruar qoftë kujtimi i tij. Zoti e pastë në paqe shpirtin e tij”, shkruan një i afërm i Blendi Sylës në një postim në rrjetet sociale.

Views: 0
News

Post navigation

Previous Post: Çfarë po ndodh në Big Brother? Banorja: Ma hap derën, dua të dal nga këtu
Next Post: Aksidenti i rende ne Itali, keta jane dy te rinjte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme