Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form
Posted on January 31, 2026 By admin No Comments on

Virozat dhe gripi sezonal kanë mbingarkuar Urgjencën e Spitalit Infektiv, ku çdo ditë paraqiten mbi 100 pacientë mbi moshën 14 vjeç për ndihmë mjekësore.

Mjekët bëjnë me dije se një pjesë e konsiderueshme e tyre, rreth 40%, kanë nevojë për shtrim spitalor.

Ndërsa shumë pacientë e kalojnë gripin në shtëpi me mjekim ambulator, situata paraqitet më e rëndë për moshat e treta dhe personat me sëmundje kronike, tek të cilët gripi po shfaq komplikacione serioze.

Mjekët theksojnë se vaksinimi mbetet mënyra më efektive për të parandaluar format e rënda të sëmundjes dhe rastet fatale.

Nga ana tjetër, specialistët e Institutit të Shëndetit Publik konfirmojnë se gripi ka arritur pikun e përhapjes, por pa u kthyer në epidemi. Vetëm brenda një jave, mbi 18 mijë qytetarë janë paraqitur pranë mjekëve të familjes dhe urgjencave spitalore në të gjithë vendin me simptoma të gripit dhe virozave stinore.

Views: 0
News

Post navigation

Previous Post: E rende ne vend, humb jeten nje person
Next Post: Alarm në urgjencën e spitalit/ Shqipëria “gozhdohet” nga gripi i rëndë, kujdes…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme