Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form
Posted on January 31, 2026 By admin No Comments on

Këtë të shtunë, në moshën 82-vjeçare, ka ndërruar jetë aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Fitim Makashi, babai i artistit Redon Makashi.

Fitim Makashi ishte një nga figurat e rëndësishme të teatrit dhe filmit shqiptar. I lindur më 10 prill 1944 në Gjirokastër, ai kreu studimet për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe u angazhua për vite me radhë në Teatrin Popullor, ku interpretoi dhjetëra role në drama dhe komedi.

Në kinematografi, Fitim Makashi la gjurmë me role në shumë filma të njohur shqiptarë nga vitet ’60 deri në fillim të viteve ’90.

Përveç karrierës si aktor, Fitim Makashi kontribuoi edhe si pedagog, duke ndihmuar në formimin e brezave të rinj artistësh.

Fillimet në film i ka që në vitin 1967 me një rol episodik të një marinari në filmin “Dueli i heshtur”, duke vazhduar me filmat e tjerë si “Prita” (1968); “Njësiti gueril” (1969) ; “Ndërgjegja” (1972); “Rugicat që kërkonin diell” (1975); “Në fillim të verës” (1975); “Ilegalët” (1976); “Nga mesi i errësirës” (1978); “Intendenti” (1980); “Gjurmë në kaltërsi” (1981); “Tre njerëz me guna” (1985); “Shpella e piratëve” (1991); “Vdekja e kalit” (1992).

Views: 0
News

Post navigation

Previous Post: Kryeministri Edi Rama bën ndryshimin “e papritur”, pas 9 muajsh vendos…
Next Post: LAJM I TRISHTË/ Arti në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur Shqiptar…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme