Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form
Posted on January 31, 2026 By admin No Comments on

A është e vështirë për vajzat me arsim të lartë të vendosin për martesë?

A ndikon arsimi i lartë në gjetjen apo mos gjetjen e partnerit ideal?

Kjo ishte tema e rubrikës “Vox Pop” me Enkin në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora.

Edhe pse nuk ka një recetë për gjetjen e partnerit ideal, një pjesë e qytetarëve pohojnë se pretendimet e vajzave me universitet rriten me kalimin e kohës dhe se kjo gjë i vështirëson ato të vendosin për bashkëshortin e jetës.

Përgjigjet e qytetarëve – “Varet nga preferencat që ka. Siç është vajza ime me arsim të lartë dhe ai duhet të ketë nivelin e saj”, thotë një nga të intervistuarat.

“Sot gjen më kollaj një vajzë po pate lekë, si të arsimuar si të paarsimuar”, është komenti tjetër për këtë temë që sjell shumë reagime të ndryshme.

“Gruaja duhet të dijë që burri është burrë, çfarë ka që t’i shërbejë burrit, i shërben familjes”, shton një tjetër.

Ka edhe nga ata që nuk janë kategorikë për pjesën e shkollës.

“Është e rëndësishme të ketë arsimin e lartë, por jo të jetë e fiksuar pas shkollës”. Përgjigjet e qytetarëve RTV Ora i ka publikuar në Youtube.

Views: 0
News

Post navigation

Previous Post: Dridhet shteti, tjetër dorëheqje e bujshme. Ç’po ndodh?
Next Post: ‘Burrë me lekë, apo me shkollë’, përgjigjet e shqiptareve do iu habisin (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme