Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form
Posted on February 1, 2026 By admin No Comments on

Një i burgosur ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Burgun e Sigurisë së Lartë në Kosovë.

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve (DSHB) kanë njoftuar se rreth orës 22:00, i burgosuri me inicialet E.G. është gjetur i varur në dhomën e tij, me puls të dobësuar.

Sipas njoftimit zyrtar, menjëherë pas rastit kanë reaguar stafi korrektues, ekipi mjekësor i institucionit si dhe emergjenca e qytetit.

Megjithë përpjekjet për t’i ofruar ndihmë mjekësore, i burgosuri nuk ka arritur të rikthehet në jetë, shkruan IndeksOnline.

I ndjeri ishte i dënuar për dy vepra penale të dhunimit. Ai ishte pranuar në institucion më 15 gusht 2024, ndërsa lirimi i tij ishte paraparë për datën 1 mars 2048.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori kompetent. Ndërkohë, Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve kanë iniciuar procedurat hetimore dhe administrative për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Views: 0
News

Post navigation

Previous Post: “Pasagjerët fluturuan nga dritarja”, aksident tragjik, humbin jetën 9 persona e plagosen 26 të tjerë
Next Post: Tronditëse: Një i burgosur gjendet i v*rur në Burgun e Sigurisë së Lartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme