Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form
Posted on February 2, 2026 By admin No Comments on

Sinoptikania e “MeteoAlb”, Lajda Porja ka dhënë detaje mbi situatën e motit në vend ku ka paralajmëruar për një stuhi të fortë që pritet të preket vendin ynë.

Sipas Porjes, të mërkurën shpejtësia e erës do të kapë vlerën e 100km/h, ndërsa temperaturat do të jenë të ngrohta.

Sinoptikania deklaron se muaji shkurt pritet te jete i lagësht.

“Edhe pse jemi në shkurt, kushtet e motit vazhdojnë të jenë si ato të janarit. Sot mëngjesi ka regjistruar -2 gradë, me reshje në zonat e verilindjes dhe -1 gradë në Qarkun e Korçës. Zakonisht shkurti mbahet si muaj i thatë, por këtë vit do të jetë më i lagësht dhe me temperatura më të larta. Kjo javë do të jetë kryesisht e paqëndrueshme. Sot priten vetëm momente me reshje të pakta, ndërsa e marta dhe e mërkura do të sjellin një ndërprerje të reshjeve. Në pjesën e dytë të javës pritet ndryshim i motit, me ditën e mërkurën që do të jetë shumë e ngrohtë. Të mërkurën do të kemi stuhi të forta të erës në tokë dhe aq më shumë në det të hapur, ku era do të shkojë 95-100 km/h duke sjellë probleme me trafikun detar. Gjithë java do të luhatet rreth vlerave 16-17 gradë Celcius“, tha Porja.

Views: 0
News

Post navigation

Previous Post: Gruaja tregon mes lotëve: Babai më martoi me nje burrë 32 vjet të madh, naten e pare te marteses ai me
Next Post: Të mërkurën ndodh “çmenduria” me motin! Sinoptikania befason të gjithë: Prisni…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme