Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Per te pare nese keni apo jo probleme me zemren , ky eshte testi qe mund te beni ne shtepi

Posted on February 5, 2026 By admin No Comments on Per te pare nese keni apo jo probleme me zemren , ky eshte testi qe mund te beni ne shtepi
Portali Aurora
FOLLOW
Latest news update and verified information about ongoing events. Authorities continue monitoring the situation.

Problemet e zemrës nuk kuptohen gjithmonë direkt, por fillimisht shfaqen simptoma të paqarta si lodhje, dobësi apo rraskapitje.

Ju mund ta kontrolloni vetë shëndetin tuaj të zemrës me anë të një truku të thjeshtë që mund ta bëni në shtëpi.

Ajo që duhet të bëni është një test teksa ngjisni shkallët.

Njerëzit nën moshën 40 vjeç duhet të jenë në gjendje të ngjiten tre kate pa asnjë problem, sipas kardiologëve.

Megjithatë, nëse mendoni se duhet të ndaloni, nëse po gulçoni shumë dhe e kuptoni se ju merr fryma teksa po ngjisni shkallët, është koha të kujdeseni për shëndetin tuaj.

“Nëse zemra nuk mund të pompojë mjaftueshëm gjak të oksigjenuar, ju ndiheni të lodhur dhe të plogësht”, shpjegojnë ekspertët.

Në këtë rast, është e rëndësishme të shkoni te mjeku për një ekzaminim dhe t’i përkushtoheni forcimit të muskujve të zemrës. Sigurohuni që të keni një peshë të shëndetshme.

Gjithashtu reduktoni kripën, alkoolin dhe sheqerin. Simptomat që tregojnë një atak në zemër njihen si:

dhimbje të forta dhe të papritura në krah, gjoks ose shpinë, të përziera ose dhimbje stomaku, djersë të ftohta dhe gulçim.

Shenjat e arrestit kardiak mund të jenë edhe kolla e vazhdueshme, pulsi i shpejtë ose i çrregullt, si dhe ënjtje në këmbë dhe në bark.

Views: 0
News

Post navigation

Previous Post: ‘Nuk e kenaqte asnjehere burri ne krevat dhe shkon tek hoxha’, Zhaklina befason, ja cfare i ndodhi gruas
Next Post: Dokotori tregon se cfarë i shkakton zemrës dhe mushkrive kondicioneri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme