Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Dy tërmete tronditin Korçën, lëkundje me epiqendër në Devoll alarmojnë banorët. E gjithë zona është sizmike

Posted on February 5, 2026 By admin No Comments on Dy tërmete tronditin Korçën, lëkundje me epiqendër në Devoll alarmojnë banorët. E gjithë zona është sizmike
Portali Aurora
FOLLOW
Latest news update and verified information about ongoing events. Authorities continue monitoring the situation.

Mbrëmjen e së mërkurës, dy tërmete me magnitudë deri në 4 ballë u regjistruan në rajonin e Korçës, duke shkaktuar frikë dhe panik.

Sipas të dhënave, fatmirësisht nuk u raportuan dëme materiale apo persona të lënduar. Lëkundjet, me epiqendër në Devoll, u ndjenë edhe në qytetin e Korçës, duke alarmuar banorët për pasgoditje të mundshme.

Sipas pedagoges Ermira Jashiku, Dr. e gjeografisë fizike dhe mjedisore, rajoni i Korçës është pjesë e një zone me aktivitet sizmik të njohur, ku lëkundje të tilla nuk janë të rralla. Ajo shpjegon se kjo zonë ndodhet mbi struktura tektonike aktive dhe se tërmete mund të ndodhin herë pas here.

Pedagogia thekson se, megjithëse këto lëkundje nuk përbëjnë domosdoshmërisht rrezik të madh, është shumë e rëndësishme që qytetarët të jenë të informuar dhe të dinë si të veprojnë në raste të tilla.

Sipas ekspertëve, njohja e rregullave bazë të sigurisë, edukimi në shkolla dhe komunikimi i qartë nga institucionet janë elementë kyç për përballimin e situatave emergjente./Top Channel

Views: 0
News

Post navigation

Previous Post: Tragjike/ Punëtori i Doganës gjendet pa shenja jete në banesën e tij
Next Post: I FUNDIT/ Sërish lëkundje tërmeti në vend, ja sa ishte magnituda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme