Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Ngjarje tragjike! Humbin jetën katër anëtarët e familjes shqiptare, ja cfarë u ndodhi

Posted on February 5, 2026 By admin No Comments on Ngjarje tragjike! Humbin jetën katër anëtarët e familjes shqiptare, ja cfarë u ndodhi

Një ngjarje e rëndë është shënuar në provincën e Luccës në Itali, ku katër anëtarët e një familje shqiptare humbën jetën si pasojë nga helmimi me monoksid karboni në një shtëpi në Rughi.

Mediat italiane bëjnë me dije se tragjedia ndodhi të mërkurën në mbrëmje. Viktimat janë babai 48 vjeç, nëna 43 vjeçe dhe dy fëmijët, përkatësisht 22 dhe 15 vjeç.

Po ashtu bëhet me dije se një person i pestë, vëllai i kryefamiljarit, u dërgua i gjallë në Spitalin Cisanello në Piza, ku ndodhet në gjendje kritike.

Gjithashtu tre oficerë të policisë italiane që u futën në shtëpi ,mbetën të helmuar në momentin që u futën në shtëpi.Po ashtu bëhet me dije se alarmi u dha nga një i afërm pas orës 8:00 të mbrëmjes, i cili u përpoq t’i kontaktonte, por ata nuk u përgjigjën. Zbulimi u bë në mbrëmje, por ende nuk është e qartë se në çfarë ore mund të ketë ndodhur.

Në momentin që u futën brenda banesës, forcat e rendit u përballën me një skenë dramatike, katër trupa të pajetë të shtrirë në dysheme.

Pak çaste më vonë, edhe familjari i pestë humbi ndjenjat për shkak të monoksidit të karbonit, nën sytë e karabinierëve, të cilët arritën të dalin në kohë nga banesa dhe të japin alarmin.

Ngjarja ka shkaktuar hidhërim të thellë tek komuniteti i zonës. Ndërsa ende nuk janë bërë publikë, emrat e katër familjarëve që humbën jetën.

Views: 0
News

Post navigation

Previous Post: Zbulohet ARSENIK në bukët e furrave shqiptare! Ekspertët: Lënda toksike, shkakton kancer…
Next Post: Suprizë! Ja banori më i ri që do i bashkohet Big Brother VIP

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme