Skip to content

News

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form
Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

Pse disa nuk flenë dot pa u mbuluar edhe në ditët e nxehta të verës? Ja çfarë thotë shkenca

Posted on February 5, 2026 By admin No Comments on Pse disa nuk flenë dot pa u mbuluar edhe në ditët e nxehta të verës? Ja çfarë thotë shkenca
Post Views: 4,356
Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

Ndërsa disa njerëz mezi durojnë një çarçaf të hollë gjatë netëve të nxehta, të tjerë nuk mund të flenë pa u mbuluar plotësisht, edhe kur temperaturat janë përvëluese. Këto zakone gjatë gjumit nuk lidhen vetëm me preferencat apo ndjesinë fizike, por edhe me faktorë psikologjikë dhe shkencorë.

Sipas ekspertëve, ndjesia e të qenit i mbuluar aktivizon sistemin nervor parasimpatik, një pjesë e sistemit tonë që ndihmon trupin të relaksohet dhe të ulë nivelin e alarmit. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz ndihen më të sigurt dhe më të qetë kur janë të mbuluar, edhe nëse është vapë, shkruan A2 CNN.

Një studim i publikuar në vitin 2011 nga Departamenti i Anesteziologjisë në Universitetin e Kalifornisë zbuloi se presioni i ushtruar nga batanijet ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve kronike dhe përmirësimin e cilësisë së gjumit. Madje, përdorimi i batanijeve është lidhur edhe me përmirësime në shëndetin mendor te të rriturit që vuajnë nga ankthi dhe depresioni.

Kërkues nga Universiteti i Flinders dhe Universiteti i Adelaide në Australi kanë treguar gjithashtu se mbulesat mund të ofrojnë ndjenjë qetësie dhe relaksimi trupor. Megjithatë, nuk ka prova të mjaftueshme shkencore që përdorimi i tyre është i dobishëm për të gjithë, veçanërisht për fëmijët me çrregullime si ADHD apo spektri autik. Për disa, mbulesat ofrojnë rehati; për të tjerë, mund të rrisin ankthin.

Pra, edhe në ditët më të nxehta të verës, dëshira për t’u mbuluar nuk është thjesht zakon, është reagim i natyrshëm i trupit për t’u ndier i mbrojtur dhe i qetë. (A2 Televizion)

News

Post navigation

Previous Post: E frikshme, nxjerr kovën nga pusi, por pas asaj që pa, hedh kovën dhe largohet me vrap
Next Post: «Nuk e di se ku do të shkosh të jetosh! Ky është apartamenti im!» bërtiti vjehrra, por nusja arriti ta vendosë në vendin e saj.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • 67-year-old woman di:ed while washing dishes, doctor war:ns: 3 taboos when the elderly do housework
  • I Used My Daughter’s Inheritance — and Nearly Lost Her Trust
  • If when you make l0ve, your partner DOESN’T KlSS YOU it’s because…
  • A young nurse was caring for a man in a coma, but one day, when she removed the blanket, she was completely stunned by what she discovered.
  • They gave him the blind daughter as a joke, but he gave her his last name and a home…

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 News .

Powered by PressBook WordPress theme