Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Cpo ndodh ne Tirane? Dy personat e famshem i merr policia dhe ambulanca

Posted on February 8, 2026 By admin No Comments on Cpo ndodh ne Tirane? Dy personat e famshem i merr policia dhe ambulanca

Një ditë më parë rrjetet sociale u “pushtuan” nga një video e shpërndarë nga Genard Hajdini, në të cilën shfaqej motrat e tij, Sonida Hajdini gjysmë e zhveshur.

Pamjet u përhapën me shpejtësi dhe sollën reagime të forta te ndjekësit, të cilët shprehën shqetësimin e madh për gjendjen e saj dhe kërkuan ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet.

Pas publikimit të videos, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Njësisë Administrative nr.2, zonë ku banon familja Hajdini. Kryetari i kësaj njësie, Florian Pullazi u angazhua personalisht për menaxhimin e kësaj ngjarje. I shoqëruar nga ekipet e emergjencës dhe nga efektivët e Policisë së Shtetit, ai ka shkuar në banesën ku jetojnë vëlla dhe motër dhe kryen vlerësimet e nevojshme.

Megjithatë, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike u vendos që të dy, të shoqëroheshin për ndihmë të specializuar mjekësore, ndërkohë që video u fshi menjëherë nga rrjetet sociale.

Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme, Pullazi së bashku me ekipin e emergjencës dhe efektivët shoqëruan për në spital dy anëtarët e familjes Hajdini.

Gjithashtu bëhet me dije se Sonida më herët ka qenë e shtruar në Spitalin e Shëndetit Mendor në Tiranë dhe ishte lënë në trajtim ambulator, nën kujdesin e një kujdestareje të caktuar nga familja.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se aktualisht vëlla e motër ndodhen të shtruar në spitalin Psikiatrik të Tiranës, ku po marrin trajtim më të specializuar dhe janë nën monitorim të vazhdueshëm nga stafi mjekësor.

Views: 0
News

Post navigation

Previous Post: PËR PRINDËRIT – Mos e konsumoni këtë produkt, dy fëmijë..
Next Post: Balluku nis hakmarrjen? Lëvizja e beftë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme