Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Dy aksidente të rënda gjatë natës

Posted on February 9, 2026 By admin No Comments on Dy aksidente të rënda gjatë natës

Dy aksidente të rënda kanë ndodhura gjatë natës në Bari të Italisë, ku si pasojë humbën jetën dy persona dhe u plagosën tre të tjerë.

Aksidenti i parë ndodhi rreth orës 02:00 në rrugën provinciale 111. Një vajzë 26-vjeçare humbi jetën në vendngjarje, ndërsa tre persona të tjerë u plagosën, përfshirë fëmijën 7-vjeçar.

Makina ku udhëtonin u përplas me një pemë për arsye ende të paqarta. Përplasja ka qenë aq e fortë sa motori i automjetit u shkëput dhe përfundoi dhjetëra metra larg vendit të aksidentit.

Fëmija 7-vjeçar u dërgua në poliklinikën e Barit, një tjetër i plagosur në Spitalin “Di Venere” në Bari, ndërsa i treti në spitalin e Monopolit.

Aksidenti i dytë ndodhi në rrugën provinciale 67, mes qyteteve Bitritto dhe Bitetto, ku një vajzë 20-vjeçare humbi jetën pasi makina që po drejtonte doli nga rruga.

Views: 0
News

Post navigation

Previous Post: “Çdo natë i njëjti avaz”, Miranda ia “nxjerr” të gjitha të shoqit
Next Post: SHBA-së dhe Iranit?! Befason deklarata e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme