Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Tragjedi me një shqiptar në Greqi/ 45-vjeçari ishte baba i tre fëmijëve

Posted on February 9, 2026 By admin No Comments on Tragjedi me një shqiptar në Greqi/ 45-vjeçari ishte baba i tre fëmijëve

Kalamata: Humb jetën një punëtor 45-vjeçar gjatë punimeve në rrjetin e kanalizimeve. Almiri 45-vjeçar ishte baba i tre fëmijëve të mitur

Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën Ari të Bashkisë Kalamata, ku një punëtor 45-vjeçar humbi jetën gjatë kryerjes së punimeve në një projekt kanalizimesh.

Ngjarja ndodhi pak pas orës 15:00, kur, për arsye ende të paqarta, masa dheu u shemb dhe zuri poshtë punëtorin, i cili po punonte si operator kompresori në projektin e kanalizimeve të ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizimeve të Kalamatas, që po realizohej nga një kompani kontraktore.

Almiri 45-vjeçar, baba i tre fëmijëve, me origjinë nga Shqipëria, jetonte prej vitesh në Mesenia së bashku me familjen e tij. Ai u nxor nga vendi i ngjarjes pa shenja jete dhe u transportua me ambulancë të shërbimit emergjent në Spitalin e Kalamatas, ku, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti të mbijetojë.

Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa çështja po trajtohet nga Komisariati i Policisë së Kalamatas.

Inxhinieri 35 -vjeçar është proceduar penalisht. Ai ishte përgjegjës për kantierin e ndërtimit për rrjetin e kanalizimeve në Ari, ku punëtori 45- vjeçar Almir, operator kompresori dhe baba i tre fëmijëve të mitur, humbi jetën të premten në mëngjes, kur për një arsye të panjohur, dheu dhe rrënojat u shembën në vendin ku ai po gërmonte, duke rezultuar në vdekjen e tij tragjike, duke zhytur familjen e tij në zi. /noa.al

Views: 0
News

Post navigation

Previous Post: “Pa drita nga ora 08:00-17:00”, OSHEE: Ndërpritet energjia elektrike në këto vende nga data 9-11 shkurt
Next Post: Doktoret zbulojne ilacin kunder diabetit. Njihuni me receten 5 minuteshe qe kuron diabetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme