Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Shqipëria nën “sulmin” e shtrëngatave, ja dy ditët më të këqija të kësaj jave

Posted on February 10, 2026 By admin No Comments on Shqipëria nën “sulmin” e shtrëngatave, ja dy ditët më të këqija të kësaj jave

Java e dytë e muajit shkurt pritet të karakterizohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike në territorin shqiptar, ku sipas parashikimeve meteorologjike vendi do të jetë nën ndikimin e vranësirave mesatare deri në të dendura dhe kalimeve të herëpashershme të reshjeve.

Sipas meteorologes Anira Gjoni nga IGJEUM, reshjet do të jenë kryesisht të dobëta, por në disa zona do të arrijnë intensitet mesatar, duke krijuar episode lokale me mot të trazuar.

Qarqet që pritet të preken më shumë nga reshjet janë Shkodra, Lezha, Vlora dhe Gjirokastra. Në këto zona parashikohen edhe shtrëngata të shoqëruara me reshje më intensive shiu, të cilat mund të jenë të përqendruara në intervale të shkurtra kohore.

Ndërkohë, në qarqet e tjera të vendit priten reshje më të dobëta dhe më sporadike, pa problematika të theksuara meteorologjike.

Për zonat malore, parashikimi tregon se në lartësitë mbi 1100 metra mbi nivelin e detit, reshjet do të jenë në formën e dëborës, duke krijuar kushte tipike dimërore në relievet e larta.
Sa i përket zonës bregdetare, gjatë ditës së sotme era pritet të fryjë me intensitet mesatar deri në të fortë, çka mund të ndikojë në det të trazuar dhe kushte më të vështira për lundrimin e mjeteve të vogla detare. / abcnews.al /

Views: 0
News

Post navigation

Previous Post: Lajmi i fundit – Gjykata Speciale e Hagës liron ish-komandantin e UÇK-se
Next Post: U helmua nga uji i pishinës ku po mësonte notin, vds 27-vjeçarja! Në gjendje të rëndë bashkëshorti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme