Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Perëndimi nuk heq “dorë” nga Dumani! Bëjnë gati planin e madh për të, ja detyra që do marrë

Posted on February 11, 2026 By admin No Comments on Perëndimi nuk heq “dorë” nga Dumani! Bëjnë gati planin e madh për të, ja detyra që do marrë

Pas përfundimit të drejtimit të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe Krimit të Organizuar (SPAK) Altin Dumani tashmë është angazhuar në një tjetër aktivitet jashtë prokurorisë.

Në SPAK pasardhësi i tij Klodjan Braho, e ka emëruar Dumanin drejtues të Sektorit të Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, ndërsa prokurorit iu dha “drita jeshile” për të trajnuar prokurorë, hetues dhe gjyqtarë nga Kosova.

Dumani do të angazhohet si ekspert kryesor në trajnimin praktik të masterklasit të nivelit të lartë për prokurorë, hetues dhe gjyqtarë nga Kosova, të organizuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë.

Dumani ka drejtuar për 3 vite SPAK, i dyti në radhë që nga themelimi në vitin 2019. Mandati i Dumani në SPAK si prokuror i posaçëm është 9 vjeçar që i përfundon në vitin 2028.

Nën drejtimin e tij, Prokuroria e Posaçme njohu zhvillime përsa i përket goditjes së zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë shtetërorë të akuzuar për përfshirje në afera korruptive.

Views: 0
News

Post navigation

Previous Post: VIDEO/ Avioni rrëzohet në mes të rrugës plot me makina në Georgia, pamje tr*nditëse nga ulja emergjente
Next Post: Çfarë pritet në shkurt?! Meteorologia befason me parashikimin e motit…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme