Skip to content

News

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form
People regularly search for online news, entertainment, and useful digital content across different platforms

Zgjedhje të parakohshme në vend, sapo u lajmërua

Posted on February 11, 2026 By admin No Comments on Zgjedhje të parakohshme në vend, sapo u lajmërua
Post Views: 26,123
People regularly search for online news, entertainment, and useful digital content across different platforms

Bashkia e Rrogozhinës duket se do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pasi këtë të hënë (dje) Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me burg për kryebashkiakun socialist Edison Memolla. Ai është shpallur fajtor për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim.

Togat e zeza kanë lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1 vit burg, dhënë më parë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, dhe në kushtet kur vendimi ka marrë dje formë të prerë, Policia e Shtetit u urdhërua ta arrestojë Edison Momollën.

Megjithatë ky i fundit u vetëdorëzua dje në mbrëmje në Policinë e Kavajës. Dy vjet nga zgjedhjet lokale të vitit 2023, Bashkia e Rrogozhinës do u drejtohet sërish kutive të votimit. Me shpalljen e vendimit të Gjykatës së Posaçme, pritet që të shpallet dhe vakanca nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e më pas Presidenti i Republikës të dalë me dekret për zgjedhjet e parakohshme.

Detajet

Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla nuk ishte në seancë kur Apeli la në fuqi dënimin me 1 vit burg për korrupsion aktiv në zgjedhje në bashkëpunim, dhënë nga Gjykata e Posaçme më 24 janar të vitit 2025. Ai u përfaqësua vetëm nga avokati. Në fuqi u la edhe heqja e së drejtës për të mbajtur funksione publike për një periudhë 5 vjeçare. Treshja e togave të zeza Florjan Kalaj, Daniela Shirka dhe Igerta Hysi vulosën vendimin duke mos pranuar kërkesën për pafajësi apo dënimin alternativ në shërbim prove për Memollën. Kryebashkiaku i Rrogozhinës është hetuar dhe gjykuar në liri, pa masë sigurie. Sipas burimeve bëhet me dije se kryebashkiaku i Rrogozhinës do të vetëdorëzohet ditën e nesërme.

SPAK zbuloi një bisedë të Edison Memollës, kur ai kandidonte në zgjedhjet e pjesshme vendore të marsit 2022, me elektricistin e OSHEE Blerim Xhamani. Memolla i kërkoi të mos i ndërpresë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim që të votonte në favor të tij në zgjedhje. Me elektriçistin Xhamani, sipas SPAK, Memolla bisedoi edhe për punësime në Bashkinë e Rrogozhinës, në këmbim të votës. Po ashtu, elektriçisti me të pandehurin tjetër, Ilir Tosku rezultojnë se “kanë falsifikuar të dhënat në procesverbal kur në fakt nuk ia kanë ndërprerë energjinë abonentit debitor”.

People regularly search for online news, entertainment, and useful digital content across different platforms

Blerim Xhamani u dënua me 1 vit burg, ndërsa për Ilir Toskun dënimi me 8 muaj burg, u konvertua në 1 vit e 4 muaj shërbim prove. 1 vit burg për korrupsion aktiv në zgjedhje në të njëjtën çështje, Apeli dënoi edhe Ndriçim Tafxhafën, i cili sipas hetimeve “i premtoi një gruaje shlyerje të detyrimeve ndaj OSHEE-së dhe strehim, duke i kërkuar të votonte në favor” të kandidatit socialist. Edison Memolla i fitoi zgjedhjet e 6 marsit 2022, të cilat u mbajtën për shkak se paraardhësi i tij ishte ndarë nga jeta.

Memolla u konfirmua sërish në zgjedhjet e rregullta vendore një vit më vonë, më 14 maj 2023. Por procesi u përsërit disa muaj më vonë, korrikun e atij viti, për shkak se opozita kontestoi rezultatin në qendrën e votimit në Burgun e Rrogozhinës. Më 23 korrik 2023 Edison Memolla u rikonfirmua kryetar, në 3 zgjedhje brenda 1 viti e gjysmë. Kështu që sikundër e theksuam më sipër, me dënimin me formë të prerë, Edison Memolla humbet mandatin e kryebashkiakut dhe Rrogozhinës i duhet të shkojë sërish në zgjedhje.

News

Post navigation

Previous Post: Bëhuni gati dhe merrni masat! Një stuhi e fortë g*det vendin ditën e nesërme, ja cfarë pritet të ndodh
Next Post: Merrni masat/ Moti bën kthesën e fortë nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • 67-year-old woman di:ed while washing dishes, doctor war:ns: 3 taboos when the elderly do housework
  • I Used My Daughter’s Inheritance — and Nearly Lost Her Trust
  • If when you make l0ve, your partner DOESN’T KlSS YOU it’s because…
  • A young nurse was caring for a man in a coma, but one day, when she removed the blanket, she was completely stunned by what she discovered.
  • They gave him the blind daughter as a joke, but he gave her his last name and a home…

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 News .

Powered by PressBook WordPress theme