Skip to content

News

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form
People regularly search for online news, entertainment, and useful digital content across different platforms

Vjen lajmi i madh per te gjithe shqiptaret qe jetojne ne Greqi, pritej prej vitesh

Posted on February 11, 2026 By admin No Comments on Vjen lajmi i madh per te gjithe shqiptaret qe jetojne ne Greqi, pritej prej vitesh
Post Views: 8,180
People regularly search for online news, entertainment, and useful digital content across different platforms

Kanë nisur zyrtarisht punimet për ndërtimin e aksit të ri rrugor Janinë–Kakavijë, një projekt me rëndësi ndërkufitare që synon rritjen e sigurisë rrugore, uljen e ndjeshme të kohës së udhëtimit dhe forcimin e lidhjes mes Greqisë, Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në terren kanë filluar punimet përgatitore, të cilat përfshijnë pastrimin e zonës nga bimësia, punime tokësore dhe nivelimin e terrenit me mjete të rënda. Këto ndërhyrje shënojnë nisjen reale të ndërtimit të rrugës së re.

Kontrata për realizimin e projektit, me vlerë 310 milionë euro (me TVSH), është firmosur në dhjetor të vitit 2024. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Infrastrukturës në Greqi, Dimitris Anagnopulos, aksi pritet të përfundojë brenda 4 viteve.

● Karakteristikat e projektit

Aksi rrugor Janinë–Kakavijë do të ketë një gjatësi totale prej 70 kilometrash dhe do të jetë vazhdim i Autostradës Joniane, duke lidhur Janinën me pikën kufitare të Kakavijës. Ai konsiderohet boshti më perëndimor vertikal i Autostradës Egnatia dhe është pjesë e rrjetit kryesor evropian të transportit (TEN-T).

● Projekti ndahet në dy segmente

People regularly search for online news, entertainment, and useful digital content across different platforms

Janinë – Kalpak: 46.4 km me trase të re dhe 6 nyje pa kryqëzim në nivel (Kosmirë, Asvestohori, Grammenohoria, Pasanë, Zicë dhe Kari).

Kalpak – Kakavijë: 23.1 km, që përfshin modernizimin e rrugës ekzistuese deri në pikën kufitare.

Rruga është projektuar për shpejtësi 100 km/orë, me dy korsi për çdo drejtim dhe korsi emergjence, ndërsa gjerësia totale e autostradës arrin 22.25 metra, e pajisur me barriera sigurie dhe ndarje qendrore.

● Përfitimet

Me përfundimin e këtij aksi, udhëtimi nga Athina deri në kufirin me Shqipërinë do të zgjasë rreth 4 orë e 30 minuta, duke sjellë kursim të madh kohe dhe rritje të sigurisë. Aktualisht nga kufiri deri në Athinë duhen të paktën 6 orë dhe kjo kohëzgjatje shkon deri në 8 ose 9 orë.

Rruga do të lidhë drejtpërdrejt Autostradën Joniane me Egnatian, do të lehtësojë trafikun rreth Janinës, do të shërbejë për aeroportin dhe zonën industriale të qytetit, si dhe do të krijojë akses më të shpejtë drejt porteve të Igumenicës dhe Patrës.

Gjithashtu, projekti do të përmirësojë ndjeshëm lidhjen e rajoneve si Konica, Florina dhe Kastoria, duke forcuar më tej bashkëpunimin ekonomik dhe lëvizjen ndërkufitare mes Greqisë dhe Shqipërisë.

News

Post navigation

Previous Post: Zarf ne shtepi pasi qelloi Rogertin, Vëllai i madh merr vendimin e bujshëm për Kristin
Next Post: Rama drejt burgut?! I sekuestrohen disa materiale nga BKH?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • 67-year-old woman di:ed while washing dishes, doctor war:ns: 3 taboos when the elderly do housework
  • I Used My Daughter’s Inheritance — and Nearly Lost Her Trust
  • If when you make l0ve, your partner DOESN’T KlSS YOU it’s because…
  • A young nurse was caring for a man in a coma, but one day, when she removed the blanket, she was completely stunned by what she discovered.
  • They gave him the blind daughter as a joke, but he gave her his last name and a home…

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 News .

Powered by PressBook WordPress theme