Skip to content

News

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form
People regularly search for online news, entertainment, and useful digital content across different platforms

Të tjera ndryshime, Edi Rama prezanton drejtorin e ri të IKMT-së (Emri)

Posted on February 12, 2026 By admin No Comments on Të tjera ndryshime, Edi Rama prezanton drejtorin e ri të IKMT-së (Emri)
Post Views: 1,189
People regularly search for online news, entertainment, and useful digital content across different platforms

Kryeministri Edi Rama ka emëruar Afrim Qëndron në krye të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit duke i besuar atij drejtimin e një prej institucioneve kyçe në fushën e kontrollit të territorit. Qëndro zëvendëson Dallëndyshe Bicin, e cila dha dorëheqjen vetëm pak javë më parë.

Emërimi i tij vjen pak kohë pasi Qëndro u lirua nga detyra e Prefektit të Tiranës, post që e mbajti deri së fundmi dhe që tashmë i është besuar Shkëlqim Hajdarit. I konsideruar si një nga bashkëpunëtorët e afërt të kreut të qeverisë, ai ka ndërtuar ndër vite një profil të konsoliduar në administratën publike dhe në strukturat e Partisë Socialiste. Ka qenë koordinator elektoral në qarqet Tiranë dhe Vlorë, si edhe anëtar I Asamblesë Kombëtare duke luajtur rol aktiv në organizimin politik në terren.

Përvoja e tij në pushtetin vendor përfshin edhe detyrën e nënkryetarit të Bashkisë së Vlorës gjatë viteve 2020–2021, ku ishte pjesë e ekipit drejtues politik të qarkut. Më herët, ai ka drejtuar Autoritetin Rrugor Shqiptar, fillimisht si zëvendësdrejtor i përgjithshëm dhe drejtor i projekteve teknike, për t’u ngjitur më pas në krye të institucionit si Drejtor i Përgjithshëm në periudhën 2017–2019.

Karriera e Qëndros shtrihet edhe në Bashkinë e Tiranës, ku ka mbajtur disa poste të rëndësishme, si Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme Nr. 1 të Qytetit, Kryeinspektor i Inspektoratit Ndërtimor dhe Urbanistik, si dhe Drejtor i Drejtorisë së Rrjeteve Inxhinierike. Rruga e tij profesionale ka nisur në sektorin e rendit dhe sigurisë, si oficer në Policinë e Gjirokastrës në vitin 1994, për të vijuar më pas me përgjegjësi drejtuese në Policinë e Tiranës.

I diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës për Inxhinieri Mekanike, Qëndro ka thelluar më tej formimin e tij në Inxhinieri Ndërtimi, në degën Infrastrukturë dhe Transport. Ai zotëron gjithashtu një diplomë “Master” në planifikimin e sistemeve të transportit, menaxhimin e trafikut dhe sigurinë rrugore, duke e kompletuar profilin e tij profesional në fushën e infrastrukturës dhe administrimit publik.

News

Post navigation

Previous Post: Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
Next Post: SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Balla tregon si do të veprohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • 67-year-old woman di:ed while washing dishes, doctor war:ns: 3 taboos when the elderly do housework
  • I Used My Daughter’s Inheritance — and Nearly Lost Her Trust
  • If when you make l0ve, your partner DOESN’T KlSS YOU it’s because…
  • A young nurse was caring for a man in a coma, but one day, when she removed the blanket, she was completely stunned by what she discovered.
  • They gave him the blind daughter as a joke, but he gave her his last name and a home…

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 News .

Powered by PressBook WordPress theme