Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Identifikohet vajza që humbi jetën sot në Tiranë

Posted on February 13, 2026 By admin No Comments on Identifikohet vajza që humbi jetën sot në Tiranë

Policia e Shtetit ka identifikuar vajzën që ndërroi jetë sot në moshë ende fare të re pasi u përfshi në një aksident tragjik automobilistik.

Viktima është Elvina Elezi, 23 vjeçe, banuese në Tiranë, raporton noa.al.

E ndjera humbi jetën në minutat e para të ditës së sotme në një aksident tragjik që ndodhi në dalje të Tiranës.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë tha zyrtarisht se më datë 13 shkurt 2026, rreth orës 00:00, në aksin rrugor “Vorë – Fushë-Prezë”, shtetasja Elvina Elezi rreth 23 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Goditja ka qenë e fortë dhe i ka shkaktuar plagë fatale të resë. Edhe pse u dërgua në urgjencë, si pasojë e prekjes së organeve jetësore, 23-vjeçarja ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. /noa.al

Views: 0
News

Post navigation

Previous Post: Aksident në vend, makina përplas këmbësorin, shoqërohet shoferi! I plagosuri dërgohet në spital, ja si paraqitet gjendja e tij
Next Post: “Juve ju kemi kaluar ne”, Llabani shpërthen: Balluku ka arritur të kërcënojë prokurorët e çështjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme