Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Qerret, në Durrës,

Posted on February 13, 2026 By admin No Comments on Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Qerret, në Durrës,

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Qerret, në Durrës, ku një burrë i identifikuar si Ardian Varrosi ka kërcënuar vajzën e tij me thikë, në gjendje të dehur.

Sipas informacioneve paraprake, ai dyshohet se e kishte dhunuar edhe më herët vajzën brenda banesës. E reja ka mundur të shpëtojë nga situata, ndërsa babai, me thikë në dorë, ka hyrë në një banesë pranë shtëpisë së tij duke kërcënuar edhe fqinjët.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të patrullës së rendit, e cila ndodhej me shërbim në zonë, është shmangur përshkallëzimi i mëtejshëm i situatës.

Gjatë ndërhyrjes, autori ka goditur veten me mjetin prerës në pjesën e qafës. Ai është transportuar me urgjencë në spital nga efektivët e policisë, të cilët kanë arritur të parandalojnë plagosje të tjera që mund t’i shkaktonte vetes.

Burime nga spitali i Durrësit bëjnë me dije se gjendja e tij paraqitet e rëndë dhe po mbahet nën monitorim nga stafi mjekësor.

Ndërkohë, policia ka ngritur një grup hetimor për të dokumentuar dhe zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Views: 0
News

Post navigation

Previous Post: A ka ndërruar qëndrim familja e Brikenës për Mateon, ky detaj sqaron gjithçka
Next Post: Aksident i rëndë/ Automjeti me 3 të mitur humb kontrollin dhe përplaset me një pemë, humb jetën një 15-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme