Skip to content

News

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form
Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

Ngjarje e rende ka ndodhur sot në Itali.

Posted on February 14, 2026 By admin No Comments on Ngjarje e rende ka ndodhur sot në Itali.
Post Views: 1,692
Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

Një ekzekutim në mes të rrugës, ndërsa vendi ishte ende në gjumë ka ndodhur sot në Itali.
Nata e një 25-vjeçari përfundoi në gjak, pasi ai u qëllua me armë zjarri teksa ndodhej i ulur në sediljen e pasagjerit të një automjeti në via della Repubblica, në Montecalvoli.

Ngjarja ndodhi rreth orës pesë të mëngjesit të sotëm, e shtunë, 14 shkurt, kur banorët e zonës u zgjuan nga zhurma e të shtënave. Viktima është Kevin Muharremi, 25 vjeç, banues në Fucecchio, me origjinë shqiptare.

Sipas rindërtimit të parë të ngjarjes, i riu po kthehej nga një mbrëmje e kaluar në një lokal në zonën e Valderës. Më herët dyshohet se kishte ndodhur një debat, i cili po verifikohet nga hetuesit dhe që mund të lidhet me atentatin.

Muharremi udhëtonte së bashku me një mik. I ulur në sediljen e pasagjerit, ai u godit nga plumbat e qëlluar nga një automjet tjetër që iu afrua paralelisht, për t’u larguar më pas me shpejtësi menjëherë pas të shtënave. Dinamika e ngjarjes lë të kuptohet për një sulm të mirëorganizuar dhe të qëllimshëm.

Ndërhyrja e karabinierëve dhe e ekipit mjekësor të urgjencës 118 ishte e menjëhershme, por për 25-vjeçarin nuk pati asgjë për t’u bërë. Zona përpara një bari në lagje u rrethua me shirita sigurie për të mundësuar kryerjen e ekspertizave teknike dhe mbledhjen e provave të mundshme.

Hetuesit po rindërtojnë orët e fundit të jetës së të riut, duke analizuar dëshmitë dhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonë. Asnjë pistë nuk përjashtohet, ndërsa komuniteti i Montecalvoli është zgjuar i tronditur nga një krim që rikthen vëmendjen te një dhunë e papritur dhe brutale, e konsumuar në heshtjen e agimit.

Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.
News

Post navigation

Previous Post: Shqipëria sot nën pushtetin e shiut, reshje dhe rrufe, dëborë pritet
Next Post: Çmenduria: Plas grushti mes pasagjerëve, avioni bën ulje emergjente (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • 67-year-old woman di:ed while washing dishes, doctor war:ns: 3 taboos when the elderly do housework
  • I Used My Daughter’s Inheritance — and Nearly Lost Her Trust
  • If when you make l0ve, your partner DOESN’T KlSS YOU it’s because…
  • A young nurse was caring for a man in a coma, but one day, when she removed the blanket, she was completely stunned by what she discovered.
  • They gave him the blind daughter as a joke, but he gave her his last name and a home…

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 News .

Powered by PressBook WordPress theme