Skip to content

News

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form
Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

Dash*orja i shkonte babait ne burg! Vajza në lot te Arditi: Ja çfarë i bëri babi që

Posted on February 18, 2026 By admin No Comments on Dash*orja i shkonte babait ne burg! Vajza në lot te Arditi: Ja çfarë i bëri babi që
Post Views: 3,638
Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

Ornela vjen në “Ka Një Mesazh Për Ty” për të treguar historinë e nënës së saj, por që ndërthuret fort me jetën e vetë protagonistes. Ajo nis të tregojë për rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan sesi nëna, një vajzë shumë e bukur me 4 vëllezër, e apasionuar pas muzikës dhe këngëtare, e bëri të atin e tri vajzave të dashurohej pas saj.

Çifti u njoh, u martua dhe u vendosën në Durrës ku erdhi në jetë Ornela në fillim. Me trishtim, Ornela tregon se babai nuk sillej mirë me nënën, ishte njeri konfliktual e madje edhe e dhunonte. Një ditë, për shkak të një sherri që ende sot Ornela s’di ta shpjegoë, i ati dërgohet në burgun e Spaçit.

Jeta nuk do të bëhej më e lehtë. Në burg, babai u dashurua me motrën e një të burgosuri dhe pasi doli, kërkoi divorcin. Fëmijët e Nuria shihnin letërkëmbimet e tyre dhe kërkesën e saj që nëse ata nuk largoheshin, ajo nuk do të vendosej në atë shtëpi. Në përpjekje për ta përshpejtuar këtë proces, i ati solli në shtëpi një grua tjetër e ndërkohë vazhdonte komunikimin me Zanën nga Korça.

Ornela: Mami u detyrua që edhe e vetme, edhe të na rriste neve, edhe çdo 15-ditësh shkonte dhe e takonte. Në qoftë se mami nuk shkonte çdo 15-ditësh…

Ardit Gjebrea: Si e ka emrin mami?

Ornela: Nurie. Në qoftë se mami nuk shkonte dot, ai u dërgonte dajave një mesazh, telegram se atëherë ashtu ishte, “më thoni në çfarë date ka vdekur Nuria. Kur bëhet varrimi?”

Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

Ardit Gjebrea: Ironike e gjitha.

Ornela: Ironike, po patjetër. “Pse s’ka ardhur?” Për 3 vjet, mami u mundua edhe të shkonte te ai në burg, edhe neve të na rriste me shumë mundim dhe me shumë sakrifica. Kur ishte në burg, të burgosurit punonin, e kishin caktuar aty te dera e burgut dhe lajmëronte njerëzit “të ka ardhur vëllai, të ka ardhur motra”. Aty ishte edhe një i burgosur të cilin e vizitonte motra e tij, Zana nga Korça, shkonte takonte vëllain dhe ra në dashuri me babain tim.

Ardit Gjebrea: Po Zana e dinte që babi ishte babi, pra ishte i martuar e me tre fëmijë?

Ornela: Ppo, patjetër. Kur erdhi, babi i kërkoi mamit divorcin. Mami nuk donte.

Ardit Gjebrea: Pse?

Ornela: Sepse nuk donte që ne të ndaheshim, donte që ne të rrinim bashkë.

Ardit Gjebrea: Po mami e mori vesh historinë me Zanën?

Ornela: E morëm vesh historinë me Zanën sepse filluan letërkëmbimet.

Ardit Gjebrea: E the në numrin shumës, pra e morët vesh edhe ju fëmijët?

Ornela: Postieri atëherë i fuste letrat poshtë derës. Ne i merrnim, i lexonim dhe i mbyllnim prapë. Znj. Zana nuk pranonte që të vinte në Durrës pa ikur Nuria me tre vajzat.

Ardit Gjebrea: Ah, babi i thoshte asaj që hajde e jeto me mua?

Ornela: Po, hajde dhe ajo i thoshte, në letër i shkruante, “nëse nuk ikën Nuria me vajzat, unë nuk vij”.

Ardit Gjebrea: Dhe Nuria me vajzat i lexonte letrat e saj.

Ornela: Të gjitha. Poezitë e dashurisë që i dërgonin njëri-tjetrit, ai për të bërë të mundur që ne të largoheshim mori një grua tjetër, nga Kavaja.

Ardit Gjebrea: Jo Zanën?

Ornela: Jo Zanën, dhe e solli në shtëpi. Ajo kishte edhe një fëmijë nga martesa e saj e parë.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë kishte edhe Zanën?

Ornela: Po./tvklan.al

News

Post navigation

Previous Post: Gruaja nga Korça hap telefonin e burrit, TR*NDITET me fotot qe shikon aty
Next Post: Pronari i restorantit dyshoi që pastruesja ka vjedhur por kur e hapi çantën ai ishte me lot në sy..

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • 67-year-old woman di:ed while washing dishes, doctor war:ns: 3 taboos when the elderly do housework
  • I Used My Daughter’s Inheritance — and Nearly Lost Her Trust
  • If when you make l0ve, your partner DOESN’T KlSS YOU it’s because…
  • A young nurse was caring for a man in a coma, but one day, when she removed the blanket, she was completely stunned by what she discovered.
  • They gave him the blind daughter as a joke, but he gave her his last name and a home…

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 News .

Powered by PressBook WordPress theme