Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Askush nuk e priste! Berisha: Do sulmojmë selitë e PS në të gjithë vendin!

Posted on February 21, 2026 By admin No Comments on Askush nuk e priste! Berisha: Do sulmojmë selitë e PS në të gjithë vendin!
Post Views: 1,119

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se protesta e 20 shkurtit ishte një ditë triumfi.

“Dje ishte ditë triumfi për kryengritësit paqësorë të pamposhtur, të cilët u përballën dhëmb për dhëmb 3 orë me narkoshtetin në një betejë epike kundër qeverisë së paligjshme të Tiranës, kundër Edi Ramës, Lubi Ballukut, farsës së tyre elektorale, vjedhjeve të tyre të papërmbajtura”, tha Berisha.

Berisha dënoi edhe, sipas tij, sulmin ndaj selisë së Partisë Demokratike.

“Garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD-së do të sjellin sulme asgjësuese për selitë e partisë së krimit (PS) në të gjithë territorin e vendit. Hiq dorë nga aventurat dhe provokimi i ulët. Ne betejën e kemi me Ramën si kryetar i organizatës kriminale, nëse sulmoni selinë e PD, PD do ju përgjigjet siç e meritoni”, tha Berisha.

Ai deklaroi se në protestën e opozitës u përdorën të gjitha mjetet e dhunës. Ai theksoi se edhe adoleshentët dhe të miturit u përpoqën

“Dënoj me forcën më të madhe dhunën dhe terrorin policor. Dënoj gjuajtjen me seleksion të qytetarëve, pas koke njërit prej tyre, në gjoks nënkryetarit të PD dhe deputetit Luçiano Boçi dhe të tjerëve me plumba gome etj”, tha ai.

News

Post navigation

Previous Post: Hábît kèngetarja shqiptare: Pártneri im îshte hòmòsèksùal, të gjîthë e kîshîn kùptùar pèrveç mèje
Next Post: Ndryshimi DRASTIK i motit/ Paralajmërimi i meteorologut: Çfarë na pret në Mars…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme