Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Gjermania u bën gjëmën shqiptarëve, ja çfarë ka ndodhur

Posted on February 27, 2026 By admin No Comments on Gjermania u bën gjëmën shqiptarëve, ja çfarë ka ndodhur
Post Views: 10,991

Autoritetet gjermane kanë anuluar 8,232 leje qëndrimi për shtetas të huaj gjatë vitit 2025, një shifër më e ulët krahasuar me vitin 2024, kur u regjistruan 9,277 raste.

Sipas të dhënave zyrtare të qeverisë gjermane, publikuara pas një pyetjeje parlamentare, urdhrat e dëbimit gjatë vitit 2025 kanë prekur më shumë shtetas nga Gjeorgjia, Shqipëria dhe Turqia.

Statistikat tregojnë se:

671 raste kanë qenë shtetas nga Gjeorgjia

661 raste shtetas shqiptarë

618 raste shtetas turq

Edhe në vitin 2024, këto vende kryesonin listën e urdhrave të dëbimit, ndërsa shtetasit shqiptarë kishin numrin më të lartë të rasteve, me 923 urdhra të regjistruar.

Në përgjigjen zyrtare nuk janë dhënë detaje të mëtejshme lidhur me arsyet individuale apo kategoritë specifike që kanë çuar në anulimin e lejeve të qëndrimit.

Zhvillimi vjen në një kohë kur Gjermania po vijon politikat e rishikimit të lejeve të qëndrimit dhe të emigracionit, ndërsa shifrat tregojnë një fokus të shtuar në kontrollin e dokumentacionit dhe statusit ligjor të shtetasve të huaj.

News

Post navigation

Previous Post: Zbulohet mesazhi që i tha Rama Ballukut para shkarkimit, është shokues
Next Post: Tërmet në qeveri, jo vetëm Balluku/ Ja 7 ndryshimet e Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme