Skip to content

News

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form
Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

DETAJE nga vdekja e foshnjes në Spitalin e Durrësit, ku gaboi mjeku i turnit

Posted on February 27, 2026 By admin No Comments on DETAJE nga vdekja e foshnjes në Spitalin e Durrësit, ku gaboi mjeku i turnit
Post Views: 1,129
Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për vdekjen e foshnjës në maternitetin e Spitalit Rajonal të Durrësit, ngjarje e ndodhur më 19 shkurt dhe e denoncuar nga nëna e foshnjes pak ditë më pas, ndërsa ndaj mjekut që ndoqi aktivitetin e lindjes ka nisur procedimi penal për neglizhencë mjekësore.

Top Channel mësoi nga burime pranë grupit hetimor se mjeku 43-vjeçar I. Shkreli ka qenë me shërbim roje gjatë natës kur nëna u paraqit në maternitet.

Nga verifikimet e para rezulton se, gjatë pritjes 6-orëshe per të lindur, fetusi shfaqi dy episode të prishjes së rrahjeve të zemrës. Dyshohet se këto shenja nuk u vlerësuan nga mjeku për të futur nënën në sallë për ndërhyrje cezariane. Ajo u la të bëjë lindje natyrale.

Foshnja ishte djalë dhe lindi me peshë 3500 gram, në gjendje asfiksie dhe me ujëra të ndotura. I porsalinduri nuk ka shfaqur menjëherë shenja jete, duke reaguar vetëm pas ndërhyrjes së mjekëve. Pas kësaj, foshnja u vendos në aparatin (cpap) që ndihmon frymëmarrjen, për shkak të mungesës së oksigjenit. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, foshnja ndërroi jetë 3-4 orë pas lindjes.

Gjendja e rënduar që në lindje nuk ka lejuar transportimin në Tiranë për ndihmë të specializuar.

Procedimi penal ndaj mjekut ka nisur pas kallëzimit të bërë nga nëna e foshnjës për neglizhencë mjekësore. Hetimet po vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë, ndërsa Drejtoria e spitalit të Durrësit ka ngritur një komision për të kryer oponencën klinike të kartelës mjekësore.

Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.
News

Post navigation

Previous Post: Lajmi i minutës së fundit/ Plas lfta, slmohet me rraketa shteti i fuqishëm
Next Post: Përshkallëzohet konflikti, dy vendet kryejnë sulme kundër njëri-tjetrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • 67-year-old woman di:ed while washing dishes, doctor war:ns: 3 taboos when the elderly do housework
  • I Used My Daughter’s Inheritance — and Nearly Lost Her Trust
  • If when you make l0ve, your partner DOESN’T KlSS YOU it’s because…
  • A young nurse was caring for a man in a coma, but one day, when she removed the blanket, she was completely stunned by what she discovered.
  • They gave him the blind daughter as a joke, but he gave her his last name and a home…

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 News .

Powered by PressBook WordPress theme