Skip to content

News

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form
Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

qindra ushtarë të tyre, lufta në momentin më të nxehtë

Posted on March 2, 2026 By admin No Comments on qindra ushtarë të tyre, lufta në momentin më të nxehtë
Post Views: 14,318
Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

Irani ka pretenduar se 560 ushtarë amerikanë janë vrarë ose plagosur si pasojë e sulmeve të fundit në Lindjen e Mesme, ndërsa Shtetet e Bashkuara e kanë hedhur poshtë këtë shifër, duke e cilësuar si propagandë lufte.

Sipas agjencisë iraniane INRA, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) njoftoi se më 1 mars ka lëshuar dy raketa balistike ndaj një baze ushtarake amerikane në Bahrein, ndërsa baza të tjera amerikane në rajon janë sulmuar në mënyrë të përsëritur. Sipas deklaratës iraniane, baza detare amerikane në Ali Al-Salem, Kuvajt, është “neutralizuar plotësisht”, ndërsa baza detare në Bahrein ka pësuar dëme të rënda nga sulmet me dronë.

SHBA: Vetëm 3 të vrarë, 5 të plagosur rëndë
Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka kundërshtuar ashpër pretendimet iraniane, duke deklaruar se deri më tani janë konfirmuar vetëm tre ushtarë amerikanë të vrarë dhe pesë të plagosur rëndë.

Të dyja palët janë përfshirë në një “luftë narrativash” mbi shkallën reale të humbjeve. Irani ka pretenduar gjithashtu se ka goditur me katër raketa balistike aeroplanmbajtësen amerikane USS Abraham Lincoln, por ushtria amerikane ka deklaruar se “raketat iraniane nuk iu afruan asnjëherë objektivit”.

Akuzat për sulme ndaj objektivave civile
Ndërsa Irani ka deklaruar se po synon vetëm objektiva ushtarake amerikane në rajon, SHBA ka akuzuar Teheranin për sulme të drejtpërdrejta ndaj zonave civile.

Në një deklaratë zyrtare, Komanda Qendrore amerikane tha:

Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

“Pretendimi i Iranit se po godet vetëm baza dhe asete amerikane është i rremë. Regjimi iranian po shënjestron në mënyrë aktive civilë dhe ka sulmuar më shumë se 12 zona.”

Sipas SHBA-së, ndër objektivat e goditura janë:

Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait

Aeroporti Ndërkombëtar i Kuvajtit

Aeroporti Zayed

Aeroporti Ndërkombëtar i Erbilit në Irak

Hotel Fairmont Palm në Dubai

Hotel Burj Al Arab në Dubai

Hotel Crown Plaza në Bahrein

Porti i Dubait

Zona banimi në Beersheba, Izrael

Zona banimi në Tel Aviv, Izrael

Kulla Era View në Bahrein

Zona banimi në Katar

Pamjet ajrore të publikuara nga agjenci ndërkombëtare tregojnë re të zeza tymi mbi Dubai, pas sulmeve që Irani i ka cilësuar si kundërpërgjigje ndaj goditjeve paraprake të SHBA-së dhe Izraelit.

Përshkallëzim i rrezikshëm
Situata në rajon mbetet jashtëzakonisht e tensionuar, ndërsa përplasja mes Iranit dhe SHBA-së po zhvendoset edhe në sferën e informacionit, me deklarata kontradiktore mbi humbjet dhe objektivat e goditura.

Nuk ka ende një konfirmim të pavarur për shifrat e viktimave të raportuara nga të dyja palët.

Tronditet Amerika/ Irani vret qindra ushtarë të tyre, lufta në momentin më të nxehtë

News

Post navigation

Previous Post: Rusia futet në lojë dhe…
Next Post: Vendi i vetëm në Europë, që sfidon Donald Trump: Nuk lejon që bazat e saj të përdoren për sulme ndaj Iranit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • 67-year-old woman di:ed while washing dishes, doctor war:ns: 3 taboos when the elderly do housework
  • I Used My Daughter’s Inheritance — and Nearly Lost Her Trust
  • If when you make l0ve, your partner DOESN’T KlSS YOU it’s because…
  • A young nurse was caring for a man in a coma, but one day, when she removed the blanket, she was completely stunned by what she discovered.
  • They gave him the blind daughter as a joke, but he gave her his last name and a home…

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 News .

Powered by PressBook WordPress theme