Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

“Në Iran është shkatërruar thuajse çdo gjë”, Trump paral*jmëron Spanjën

Posted on March 4, 2026 By admin No Comments on “Në Iran është shkatërruar thuajse çdo gjë”, Trump paral*jmëron Spanjën
Post Views: 6,746

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka kërcënuar se do të ndërpresë të gjithë marrëdhëniet tregtare me Spanjën,

pasi qeveria e majtë e këtij vendi refuzoi të lejonte avionët amerikanë të përdornin bazat e saj për të sulmuar Iranin dhe kundërshtoi rritjen e buxhetit të mbrojtjes si pjesë e NATO-s, raporton AFP.

“Spanja ka qenë e tmerrshme”, tha Trump për gazetarët gjatë takimit me kancelarin gjerman Friedrich Merz.

“Ne do të ndërpresim të gjithë tregtinë me Spanjën. Nuk duam të kemi asnjë lidhje me Spanjën“, tha ai.

e madh për të, ja detyra që do marrë
Trump deklaroi më tej se ushtria amerikane ka pasur sukses, duke theksuar se “në Iran është shkatërruar pothuajse çdo gjë”.

Ai shtoi se lufta me Iranin u zhvillua kaq shpejt, aq sa Uashingtoni nuk pati kohë të përgatiste një plan evakuimi për ambasadat amerikane apo për të nxjerrë jashtë rrezikut shtetasit amerikanë.

Ai bëri këtë koment kur u pyet pse SHBA-të nuk kishin një plan për të evakuuar misionet diplomatike apo qytetarët kur situata u përshkallëzua.

News

Post navigation

Previous Post: Ndërron jetë në burg në moshën 87-vjeçare bosi i Cosa Nostra, kush ishte Benedetto Santapaola?
Next Post: “Nga dy, janë bërë 8 procedura tenderuese” – Flet Kryeprokurori Braho

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme