People regularly search for online news, entertainment, and useful digital content across different platforms

TEOLOGIA MERJEM LUMI HEQ SHAMINË, LË FENË DHE BËN RRËFIMIN E PAPRITUR

News
People regularly search for online news, entertainment, and useful digital content across different platforms

Merjem Lumi, një nga figurat më të njohura të predikimit islam në rrjetet sociale shqiptare, është rikthyer në publik me një rrëfim që ka habitur dhe prekur shumë njerëz.

Ajo është shfaqur pa shami, me një identitet të ri – Maria, emri që i kishte vendosur gjyshja para se të konvertohej në Islam në moshën 13-vjeçare. Pas 24 vitesh përkushtim fetar, studimesh në Damask dhe një angazhimi të gjatë në rrjete sociale për të përhapur mesazhe besimi, ajo thotë se ka kaluar vitin më të vështirë të jetës së saj.
“Nuk jam kthyer e krishterë,” thekson ajo, “por nuk jam më as ajo që kam qenë.”

Sipas rrëfimit të saj, pas tërheqjes nga rrjetet sociale dhe polemikave që e pasuan, ajo përjetoi një krizë të thellë emocionale dhe identitare. Ajo flet për zhgënjim, ndjenjë tradhtie, bullizim masiv dhe pyetje të forta shpirtërore.
“Kam menduar se Zoti më do… por pse nuk më mbrojti nga gjithë kjo dhimbje? A kam qenë gjithë jetën në iluzion?” – shprehet ajo.
Maria tregon se për vite me radhë ka ndjekur me përkushtim praktikën fetare, duke u ndjerë e bindur se ishte në shërbim të Zotit. Por pas ngjarjeve të vitit të fundit, ajo thotë se gjithçka brenda dhe jashtë saj u shemb.
“Merjeme nuk pati mundësi t’ia dalë. Vdiq. Ajo që mbeti janë vetëm pyetjet,” thotë ajo, duke përshkruar krizën e identitetit që ka kaluar.
Sot, ajo shprehet se nuk është në asnjë bindje të ndërtuar më parë, por është në kërkim të një raporti të ri me Zotin, “pa dogma, pa etiketa, pa presion”.
Rrëfimi i saj ka ndezur reagime të shumta në rrjetet sociale, duke ndarë opinionin mes mbështetjes dhe kritikave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *