Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Presidenti Begaj dekreton ndryshimet në Qeveri, Belinda Balluku zyrtarisht e shkarkuar

Posted on March 4, 2026 By admin No Comments on Presidenti Begaj dekreton ndryshimet në Qeveri, Belinda Balluku zyrtarisht e shkarkuar
Post Views: 16,222

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar të gjithë ndryshimet e qeverisë të bëra nga kryeministri Edi Rama disa ditë më parë.

Zyrtarisht Begaj dekretoi shkarkimin nga detyra të Belinda Ballukut nga posti i zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, të Elisa Spiropalit nga Ministria e Jashtme, të Pirro Vengut nga Ministria e Mbrojtjes, të Albana Koçiut nga Ministria e Punëve të Brendshme, të Besfort Lamallarit nga Ministria e Drejtësisë dhe të Toni Gogut nga detyra si ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Sakaq, u dekretuan emërimet si më poshtë:

Znj. Albana Koçiu, Zëvendëskryeministër;
Z. Ferit Hoxha, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
Z. Besfort Lamallari, Ministër i Punëve të Brendshme;
Z. Ermal Nufi, Ministër i Mbrojtjes;
Z. Toni Gogu, Ministër i Drejtësisë;
Z. Enea Karakaçi, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
Znj. Erjona Ismaili, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

News

Post navigation

Previous Post: Sekretari amerikan i Mbrojtjes bën deklarantën e fortë: Po vijnë valë të tjera sulmesh! Ne sapo kemi filluar
Next Post: Ambasada Amerikane i bën thirrje te rrefuzohet dhuna

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme