Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Ambasada Amerikane i bën thirrje te rrefuzohet dhuna

Posted on March 4, 2026 By admin No Comments on Ambasada Amerikane i bën thirrje te rrefuzohet dhuna
Post Views: 19,301

Selia diplomatike e Rrugës së Elbasanit i bën thirrje Partisë Demokratike dhe gjithë aleatëve opozitarë të saj, që të refuzojnë dhunën në protestat e tyre, dhe të rikthehen te dialogu e bisedimet konstruktive.

E pyetur në lidhje me tubimin e fundit kombëtar të opozitës në Tiranë, ku u hodhën molotovë e fishekzjarre drejt institucioneve qeveritare, si dhe u sulmua “Vila 31”, Ambasada Amerikane thotë se aktorët politikë duhet të zgjedhin mjete paqësore për protestat e tyre.

“Ne nxisim të gjithë aktorët politikë të refuzojnë dhunën politike dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet mes tyre përmes angazhimit konstruktiv dhe mjeteve paqësore, të ligjshme”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Amerikane për Top Channel.

Kujtojmë se protesta e opozitës më 28 Shkurt në Tiranë shkaktoi një valë të fortë reagimesh për shkak se këtë herë u sulmua me molotovë e fishekzjarre ish-vila e diktatorit Enver Hoxha në Bllok, e cila është kthyer në një rezidencë qeveritare dhe pret gjithashtu, aktivitete kulturore.

Në momentin kur drejt saj shpërthyen molotovët, brenda kishte artistë të huaj të cilët po errnin pjesë në një ekspozitë.

Policia e Shtetit u gjet e papërgatitur për këtë rast dhe për shkak të reagimit të vonuar, të nesërmen, kryeministri Edi Rama urdhëroi shkarkimin nga detyra të kryepolicit Ilir Proda dhe drejtuesit të kryeqytetit, Elton Allushi.

News

Post navigation

Previous Post: Presidenti Begaj dekreton ndryshimet në Qeveri, Belinda Balluku zyrtarisht e shkarkuar
Next Post: Do nisë sulmin nga toka në Liban? Macron ka një mesazh për Netanyahu-n

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme