Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Kërkoi lirimin nga burgu, Ilir Meta heq dorë nga ankimi në Apelin e Posaçëm

Posted on March 6, 2026 By admin No Comments on Kërkoi lirimin nga burgu, Ilir Meta heq dorë nga ankimi në Apelin e Posaçëm
Post Views: 2,944

Presidenti i Partia e Lirisë, Ilir Meta, ka vendosur të heqë dorë nga ankimi në Apelin e Posaçëm, ku kishte kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Avokati i tij mbrojtjes tha se vendimi për të tërhequr ankimin u mor pas shqyrtimit të mundësive ligjore.

Me këtë vendim, procedura në Apelin e Posaçëm nuk do të vijojë, duke mbetur në fuqi masa e vendosur më parë ndaj presidentit të Partisë së Lirisë.

Meta po hetohet për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë, përfshirë përfitime të dyshuara nga kontrata publike dhe lobime jashtë vendit. Hetimi i SPAK ka dërguar ish-presidentin në qeli, ndërsa procesi gjyqësor ndaj tij dhe bashkëpandehurve vijon.

Në të njëjtin proces gjyqësor, ish‑bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi po hetohet gjithashtu nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Ajo është lënë me masë sigurie “detyrim paraqitjeje”.

News

Post navigation

Previous Post: e rende ne vend, detaje
Next Post: Sali Berisha befason: Ja ku ndodhet rezidenca sekrete e Edi Ramës që nuk u shkon mendja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme