Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Çfarë po ndodh?! Tre tërmete të njëpasnjëshme në kufirin Shqipëri-Greqi

Posted on March 8, 2026 By admin No Comments on Çfarë po ndodh?! Tre tërmete të njëpasnjëshme në kufirin Shqipëri-Greqi
Post Views: 1,151

Tre tërmete janë regjistruar njëra pas tjetrës në orët e para të mëngjesit pranë kufirit mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke shkaktuar shqetësim tek banorët e zonave përreth.

Sipas të dhënave sizmologjike, tërmeti i parë u regjistrua në 03:32 UTC (05:32 me orën lokale) me magnitudë 5.4 të shkallës Rihter. Epiqendra u lokalizua rreth 16 kilometra në perëndim të Eleousa dhe 155 kilometra në perëndim të qytetit të Larisës, në një thellësi prej 5 kilometrash.

Vetëm pak minuta më vonë, në 03:36 UTC, u regjistrua një tjetër tërmet me magnitudë 4.9, me epiqendër rreth 21 kilometra në jugperëndim të Ioanninës.

Ndërsa lëkundja e tretë u regjistrua në 03:39 UTC me magnitudë 3.6, rreth 20 kilometra në jugperëndim të Eleousa, gjithashtu në një thellësi prej 5 kilometrash.

Deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet sizmologjike po monitorojnë situatën për lëkundje të mundshme pasuese.

News

Post navigation

Previous Post: Vjen lajmi i fortë nga moti
Next Post: I fundit, lajm per pensionet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme