Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 39-vjeçarja, plagosen 2 persona të tjerë

Posted on March 8, 2026 By admin No Comments on Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 39-vjeçarja, plagosen 2 persona të tjerë
Post Views: 3,811

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ku një automjet tip ‘KIA’ është përplasur me një ‘Benz’.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesja e mjetit tip ‘KIA’, një 39-vjeçare dhe janë plagosur drejtuesi i ‘Benzit’ dhe një pasagjer që udhëtonte me të.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:

Fier / Informacion paraprak-Rreth orës 07:20, në aksin rrugor “Levan–Tepelenë”, shtetasja N. A., rreth 39 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Kia”, është përfshirë në një aksident rrugor me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin P. M.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në vendngjarje shtetasja N. A., ndërsa shtetasi P. M. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin tip “Benz”, shtetasi S. R., ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

News

Post navigation

Previous Post: I fundit, lajm per pensionet
Next Post: I ati desh humbi jeten, pasi nuk e takoi ne BBVIP, Trondit Mali! Ja pse nuk pranoi te takonte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme