Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

I ati desh humbi jeten, pasi nuk e takoi ne BBVIP, Trondit Mali! Ja pse nuk pranoi te takonte

Posted on March 8, 2026April 6, 2026 By admin No Comments on I ati desh humbi jeten, pasi nuk e takoi ne BBVIP, Trondit Mali! Ja pse nuk pranoi te takonte
Post Views: 1,286

I ati desh humbi jeten, pasi nuk e takoi ne BBVIP, Trondit Mali! Ja pse nuk pranoi te takonte
Banori i “Big Brother VIP Albania 5”, këngëtari Mali, ka bërë një rrëfim shumë emocional gjatë spektaklit të mbrëmjes, duke treguar historinë e vështirë të jetës së tij dhe marrëdhënien e komplikuar me të atin.

Mes lotëve, ai tregoi se babai i tij kishte shitur gjithçka që familja kishte ndërtuar ndër vite, duke lënë pasoja të mëdha për të dhe nënën e tij, artisten e njohur Violeta Kukaj.

“Marrëdhënien me nënën e kam shumë të veçantë. Ajo ka qenë shumë aktive dhe më ka marrë gjithmonë me vete nëpër dasma dhe koncerte. Babai nuk ka qenë njeri i mirë. Gjithçka që kishim punuar nuk ishte më për shkak të babit. Mendoi vetëm për vete dhe shiti gjithçka”, rrëfeu Mali.

Ai tregoi gjithashtu se në fëmijëri kishte përjetuar momente të vështira në familje.

“Ka pasur shumë momente natën në gjumë… dëgjoja zhurma të mëdha dhe çohesha menjëherë për të parë çfarë kishte ndodhur. Thjesht nuk ka qenë njeri i mirë”, tha ai.

Këngëtari shtoi se nëna e tij ka falur shumë dhe se në fund vendimi më i logjikshëm për prindërit ishte ndarja.

“Nënën e kam inspirim për gjithçka, për artistin dhe njeriun që është. Ka luajtur rolin e nënës dhe të babait për mua. Nënën e kam heroinë”, u shpreh Mali.

Pas këtij rrëfimi prekës, produksioni i spektaklit e surprizoi banorin me një takim emocional me nënën e tij, Violeta Kukaj, duke sjellë një nga momentet më të forta të mbrëmjes në “Big Brother VIP”.

News

Post navigation

Previous Post: Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 39-vjeçarja, plagosen 2 persona të tjerë
Next Post: Vjen “DAJA” i Brikenës, tenton ta ndaloj dasmën (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme