Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

I fundit! Trump paralajmëron Iranin

Posted on April 7, 2026 By admin No Comments on I fundit! Trump paralajmëron Iranin

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka paralajmëruar për një moment kritik në historinë botërore, duke iu referuar afatit që i ka dhënë Iranit për të rihapur Ngushticën e Hormuzit.

Trump i dha Teheranit afat deri në mesnatë ndërsa u shpreh se “një qytetërim i tërë do të vdesë sonte, për të mos u rikthyer më kurrë”.

Ai dha një element shprese kur tha se “ndoshta diçka e mrekullueshme në mënyrë revolucionare mund të ndodhë”.

“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte, për të mos u rikthyer më kurrë. Nuk dua që kjo të ndodhë, por me gjasë do të ndodhë. Megjithatë, tani që kemi një ndryshim të plotë dhe total të regjimit, ku mbizotërojnë mendje më të zgjuara dhe më pak të radikalizuara, ndoshta mund të ndodhë diçka revolucionare dhe e mrekullueshme.

Kush e di? Do ta zbulojmë sonte, në një nga momentet më të rëndësishme në historinë e gjatë dhe komplekse të botës. 47 vite zhdukje, korrupsion dhe vdekje më në fund do të marrin fund. Zoti i bekoftë njerëzit e mrekullueshëm të Iranit!”, shkruan Trump në një postim në rrjetet sociale.

Deklaratat e fundit vijnë në një moment tensioni të lartë në rajon, ndërsa kriza për Ngushticën e Hormuzit vazhdon të mbajë në ankth tregjet globale dhe politikën ndërkombëtare.

Views: 0
lajmeshqip

Post navigation

Previous Post: Pamje tronditëse, raketa b*e pranë një gruaje në Izrael
Next Post: Itali/ V des gruaja shqiptare, tre të p lagosur, mes tyre një fëmijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme