Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Bëhuni gati për ndryshimin e madh! Metereologia jep lajmin e bujshëm për motin, çfarë na pret këto ditë

Posted on April 13, 2026 By admin No Comments on Bëhuni gati për ndryshimin e madh! Metereologia jep lajmin e bujshëm për motin, çfarë na pret këto ditë
Post Views: 611

Meteorologia Tanja Porja, thotë se për këtë javë moti parashikohet të jetë i paqëndrueshëm ku nuk do të mungojnë reshjet e shiut, veçanërisht në veri të vendit.

“Kthellime të pakta, vranësira të shumta në zonat qendrore dhe në veri të vendit, aty ku presim që sot pasdite të ketë prezencë e reshjeve të pakta më së shumti në veri dhe shumë më të pakta në formën e momenteve të shkurtra me pika shiu në zonën qendrore, ndërsa në jug kryesisht kthjellime dhe vranësira kalimtare gjatë gjithë ditës së sotme.

Termometri sot në mëngjes ka shënuar rreth 4 gradë celsius, vlera minimale kjo në zonat malore si në verilindje ashtu dhe në juglindje. Ndërsa pritet që sot në mesditë maksimumi t’i afrohet 28 gradë celsius, me gjithë prezencën e shtuar të vranësirave në territor, por edhe prezencën e reshjeve të pakta në veri dhe në zonën qëndrore.

Që nga dita e nesërme presim dy gradë rënie të vlerave termike si në mëngjes dhe në mesditë duke bërë që maksimumi në rang territori të zbresë nga 25- 26°C. Ndërsa do të kemi sërish edhe ditën e nesërme prezencë të vranësirave në territor, vranësira të cilat shtohen në pjesën e dytë të ditës duke u zgjeruar zona me reshje. Megjithëse reshjet do të vijojnë të jenë të pakta, kryesisht veriu dhe gjysma lindore, shumë më pak në qendër dhe në zonat perëndimore të territorit prit gjatë pjesës së dytë të ditës së nesërme.

E njëjta situatë nga e mërkura dhe deri të shtunën. Si kundër thamë dhe më herët do të kemi mot të paqëndrueshëm në territor, vranësira të cilat herë pas here fuqizohen duke prodhuar dhe reshje afatshkurtra. Kemi nesër reshje të pakta nga e mërkura dhe deri të premten do të kemi po ashtu reshje të pakta dhe vetëm rrebeshe krejt afatshkurtra në zona të izoluara më së shumti në gjysmën lindore të vendit. E njëjta situatë dhe për ditën e shtunë ku do të kemi reshje të pakta. pjesërisht reshin në territor, jo në të gjithë territorin shqiptar do të kemi reshje”, tha ajo në emisionin “Dita Jonë”.

lajmeshqip

Post navigation

Previous Post: Ngjarje e rëndë në vend/ Rrëzohet nga objekti i ndërtimit, ndërron jetë punëtori
Next Post: Vala e mashtrimeve me SMS, BIRN: Njoftimet nga Posta Shqiptare po vendosin qytetarët në kurth

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme