Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Ngjarje tragjike ne vend, Shembet ndertesa, raportohet se ka viktima

Posted on April 13, 2026 By admin No Comments on Ngjarje tragjike ne vend, Shembet ndertesa, raportohet se ka viktima
Post Views: 5,338

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën “Remzi Hoxha” në Ferizaj. Sipas raportimeve, dyshohet se një punëtor i moshës 59-vjeçare, ka rënë nga kati i gjashtë i objektit në ndërtim gjatë punimeve.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili bëri të ditur se janë njoftuar hetimet, forenzika rajonale dhe inspektorët komunal të punës.

“Me datë 13.04.2026, rreth orës 11:45, është pranuar informatë se në rrugën “Remzi Hoxha” një person ka rënë nga një objekt në ndërtim. Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendngjarje, ku edhe ekipet emergjente kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Dyshohet se viktima është nje mashkull 59 vjeç , i cili ka rënë nga kati i 6-të i objektit në ndërtim gjatë punimeve. Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa janë njoftuar hetimet, forenzika rajonale dhe inspektorët komunal të punës. Për informata shtesë do të njoftoheni me raport të mëvonshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

lajmeshqip

Post navigation

Previous Post: Kaos në Itali për shkak të rregullave të reja, avioni lë 100 pasagjerët në aeroport..
Next Post: Irani del me paralajmërimin e forte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme