Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Kthesë e papritur e motit! Porja: Ulen temperaturat dhe rikthehen reshjet, ja kur vjen vera e vërtetë (VIDEO)

Posted on April 21, 2026April 21, 2026 By admin No Comments on Kthesë e papritur e motit! Porja: Ulen temperaturat dhe rikthehen reshjet, ja kur vjen vera e vërtetë (VIDEO)
Post Views: 1,076

Fundi i muajit prill do të sjellë një mot të paqëndrueshëm në të gjithë vendin, me ulje temperaturash dhe reshje shiu sporadike.

Meteorologia Lajda Porja nga MeteoAlb në një lidhje për “Ora News” u shpreh se parashikohen ditë me vranësira dhe momente me shi, duke paralajmëruar se fundjava nuk do të jetë ideale për plazh.

Megjithatë, ndryshimi drastik pritet me hyrjen e muajit maj, i cili do të sjellë një rritje të menjëhershme të temperaturave.

Ditët në vijim do të karakterizohen nga një mot i ndryshueshëm. Java nis me kthjellime, por pasditet do të shoqërohen me shtim të vranësirave dhe reshje shiu të përkohshme, veçanërisht në zonat bregdetare dhe ato të ulëta perëndimore.

Nuk përjashtohen as rrebeshe të izoluara në zonat malore. Ky mot i paqëndrueshëm do të vijojë gjatë gjithë javës, duke bërë që qielli të mos jetë plotësisht i kthjellët nga mëngjesi në mbrëmje.

Pika kulmore e këtij ndryshimi do të jetë dita e enjte, kur pritet një rënie e ndjeshme e temperaturave. Në zonat malore verilindore, termometri mund të shënojë deri në 0 apo -1 gradë Celsius. Kjo rënie e menjëhershme, sipas meteorologes Porja, paraqet rrezik për ngrica, veçanërisht për kulturat bujqësore në zonat juglindore dhe verilindore. Reshjet e dëborës nuk përbëjnë rrezik, përveçse në majat më të larta të maleve.

Për shkak të temperaturave më të freskëta dhe pranisë së erës, fundjava nuk do të jetë e përshtatshme për plazh, pavarësisht se në bregdet reshjet do të jenë më të pakta. Ndërsa prilli mbyllet me mot të paqëndrueshëm, maji pritet të sjellë një ndryshim rrënjësor.

Që në datën 2 maj, parashikohet një rritje e menjëhershme dhe e konsiderueshme e temperaturave, duke i dhënë fund motit të freskët dhe duke sjellë kushte tipike verore. Pritet që 10-ditëshi i parë i majit të ketë temperatura dukshëm më të larta se normat.

NJIHUNI ME PARASHIKIMIN E MOTIT NGA LAJDA PORJA

lajmeshqip

Post navigation

Previous Post: I secretly went to our country house without telling my husband to find out what he was doing thereI secretly went to our country house without telling my husband to find out what he was doing there.I secretly went to our country house without telling my husband to find out what he was doing there.
Next Post: E Pazakont! La gruan të flinte me meshkuj tjerë, me kushtin që në mbrëmje të vinte në shtëpi, ja çfarë i kërkon tani gruaja burrit të saj?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme