Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Çfarë ndodhi?! I riu paraqitet në gjendje të rëndë tek Trauma, është qëlluar me armë zjarri

Posted on April 22, 2026April 24, 2026 By admin No Comments on Çfarë ndodhi?! I riu paraqitet në gjendje të rëndë tek Trauma, është qëlluar me armë zjarri

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në zonën e Kurbinit, duke shkaktuar shqetësim tek banorët e zonës.

Sipas raportimeve fillestare nga gazetarja Brixhilda Deda, i plagosur ka mbetur një 35-vjeçar i identifikuar si Akil Tahiri, i cili është banues në Fushë Kuqe.

Ngjarja ka dalë në dritë pasi vetë i plagosuri është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Menjëherë pas njoftimit nga stafi mjekësor, shërbimet e policisë janë vënë në lëvizje dhe kanë mbërritur në vendin ku dyshohet se ka ndodhur incidenti.

Aktualisht, grupi hetimor po kryen veprime intensive për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, si dhe për të identifikuar dhe kapur autorin e dyshuar.

Deri në këto momente, nuk ka ende informacion zyrtar mbi autorin apo motivet e kësaj plagosjeje, ndërsa hetimet vijojnë,


Views: 0
lajmeshqip

Post navigation

Previous Post: Pentagoni sugjeron që ndaj Spanjës të merret vendimi i rëndë
Next Post: Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij ylli i serialit të njohur, çfarë ka ndodhur? (Foto/EMRI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme