Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Pronari grek vret shqiptarin me plumb ne koke, zbardhen detajet e renda

Posted on April 24, 2026April 28, 2026 By admin No Comments on Pronari grek vret shqiptarin me plumb ne koke, zbardhen detajet e renda

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Kalamatës pasditen e sotme. Një shtetas shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, është gjetur i ekzekutuar në vendin e quajtur Burnia.

Viktima punonte në një stallë lopësh në këtë zonë rurale. Sipas informacioneve të para nga policia greke, shqiptari është qëlluar për vdekje me armë gjahu nga një distancë mjaft e afërt, çka i ka shkaktuar plagë vdekjeprurëse të menjëhershme.

Pas zbulimit të trupit të pajetë, forcat e policisë kanë mberritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet. Autori i dyshuar i këtij krimi është pronari grek i stallës ku punonte viktima.

Policia ushtroi kontroll në banesën e pronarit, por ai nuk u gjet aty, duke u shpallur menjëherë në kërkim policor.

Rrethanat që çuan në këtë ekzekutim mbeten ende mister. Grupi hetimor po punon për të zbardhur nëse kemi të bëjmë me një konflikt të çastit apo një mosmarrëveshje të mbartur mes tyre.


Views: 1
lajmeshqip

Post navigation

Previous Post: “Kam halle…”, Gent Pjetri i braktisur: Askush s’më pyet pse pi, ja cili është shkaku që më çoi në këtë gjendje
Next Post: E rëndë në Britani, emigranti shqiptar tenton të

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme