Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Marrëveshja e pensioneve me një tjetër SHTET, përfitojnë qindra shqiptarë…

Posted on April 27, 2026April 30, 2026 By admin No Comments on Marrëveshja e pensioneve me një tjetër SHTET, përfitojnë qindra shqiptarë…

Emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Poloni do t’iu njihen vitet e punës. Së afërmi ato do mund të përfitojnë dy pensione, një në atdhe dhe një tjetër në vendin ku jetojnë e punojnë.

Është ratifikuar marrëveshja mes Shqipërisë dhe Polonisë për sigurimet shoqërore, është marrëveshja e 21 nga nismat që ka ndërmarrë qeveria me vende ku ka diasporë të shqiptarëve. Është marrëveshja e 10 me vendet e BE, dhe janë marrëveshje të nevojshme sidomos për ata shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë.

Marrëveshja me Poloninë është e fundit e arritur nga Qeveria e Shqipërisë, pas asaj me Serbinë.

Ministri i Financave Petrit Malaj tha: “Qeveria mbetet e angazhuar që të vijojë me ratifikimin e marrëveshjeve me të gjithë ato vende ku ka diasporë prezentë”

Shqipëria ka aktualisht marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të viteve të punës me Turqinë, Belgjikën, Luksemburgun, Gjermaninë, Austrinë, Hungarinë, Çekinë, Maqedoninë e Veriut, Kanadanë, Bullgarinë, Kosovën, Zvicrën, Kroacinë, Italinë, Serbinë dhe së fundmi me Poloninë. Sytë e qeverisë tashmë janë hedhur drejtët shtetit me diasporën më të madhe shqiptare… Greqisë.

“Janë negociata intensive, jemi besimplotë që do ta konkludojmë një marrëveshje të tillë, ka intensitet të lartë negociatash e kushtet edhe për shkak të numrit të madh të shqiptarëve që kemi në Greqi”, u shpreh ministri Malaj.

Ndërkohë veç Greqisë, përpjekje për negociata ka edhe me Holandën, Finlandën, Moldavinë, Slloveninë, Australinë, Norvegjinë apo Suedinë.

Views: 1
lajmeshqip

Post navigation

Previous Post: TRAGJEDI AJRORE: U rrëzua avioni – nuk ka të mbijetuar, publikohet numri i viktimave!
Next Post: Serish ngjarje e tmerrshme ne Shqiperi! Makina godet frikshem bariun dhe bagëtitë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme