Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

E fundit, i merret jeta avokates se njohur

Posted on April 28, 2026May 3, 2026 By admin No Comments on E fundit, i merret jeta avokates se njohur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Turqi, ku avokatja 26-vjeçare Hatice Kocaefe u vra nga tregtari Haki Cetin, i cili i detyrohej 95 mijë euro motrës së saj, pas një marrëveshjeje për blerjen e dardhave.

Sipas mediave turke, Cetin e vrau të renë pasi ajo kishte nisur procedura ligjore ndaj tij për borxhin. Raportohet se ai kishte kërcënuar telefonikisht dy motrat, duke u kërkuar të tërhiqnin padinë, por Kocaefe kishte refuzuar dhe kishte deklaruar se do ta ndiqte çështjen deri në fund.

Pasditen e së hënës së kaluar, Cetin u kishte zënë pritë dy motrave, ndërsa ato ndodheshin së bashku me babanë dhe vëllanë e tyre pranë një magazine në pronësi të familjes.

Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë se autori hapi zjarr nga automjeti i tij, duke e goditur avokaten në gjoks dhe motrën e saj në gju. 26-vjeçarja u transportua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Pas ngjarjes, policia ndërmori një operacion për kapjen e autorit, duke arrestuar Cetinin së bashku me gjashtë persona të tjerë.Sipas gazetës “Hurriyet”, Çetin ka deklaruar para hetuesve se “nuk u kam zënë pritë, i pashë rastësisht. Qëllova drejt këmbëve pa dalë nga makina. Nuk kisha qëllim ta vrisja avokaten, e godita aksidentalisht”. Megjithatë, pamjet filmike tregojnë se automjeti i tij kishte qarkulluar për një kohë të gjatë në zonë përpara të shtënave.


Views: 0
lajmeshqip

Post navigation

Previous Post: Moti më i çmendur që keni parë! Meterologia jep parashikimin për Muajin MAJ, ja çfarë na pret me nxehtin dhe
Next Post: I fundit, Shi e furtuna, parashikimi i motit për këtë fundjavë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme