Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Makina pa targa futet me shpejtësi në sheshin “Skënderbej”, rrezikohen qytetarët

Posted on April 28, 2026May 8, 2026 By admin No Comments on Makina pa targa futet me shpejtësi në sheshin “Skënderbej”, rrezikohen qytetarët

Pak ditë pasi në Durrës një burrë i dehur shkaktoi aksident me dy fëmijë të vdekur, një incident i përsëritur është regjistruar në sheshin Skënderbej, ku një automjet pa targa raportohet të ketë hyrë me shpejtësi në zonën pedonale, duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe turistëve që ndodheshin atje.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti tip “Toyota Verso”, i drejtuar nga shtetasi Viktor N., dyshohet se ka kaluar me shpejtësi në bulevardin “Zogu i I” dhe më pas ka çarë pengesat metalike në hyrje të sheshit, duke hyrë në zonën e këmbësorëve.

Më pas, mjeti ka kryer manovra të rrezikshme brenda sheshit dhe është përplasur me elementë betoni pranë Muzeut Kombëtar, duke shkaktuar panik mes qytetarëve dhe turistëve të pranishëm. Ndërhyrja e policisë bashkiake

Dy punonjës të Policia Bashkiake e Tiranës kanë ndërhyrë në vendngjarje, duke neutralizuar drejtuesin e mjetit. Sipas raportimeve, ata kanë arritur të ndalin automjetin duke i hequr çelësin dhe aktivizuar frenin e dorës.

Deklarimet e drejtuesit

Në momentin e ndalimit, drejtuesi i mjetit ka deklaruar se po shkonte drejt Ambasadës Amerikane për të bërë një denoncim ndaj autoriteteve vendore në Lezhë.


Views: 5
lajmeshqip

Post navigation

Previous Post: I fundit, Shi e furtuna, parashikimi i motit për këtë fundjavë
Next Post: E FUNDIT/Bordi i Transparencës merr vendimin, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme